Arkiv-Lajme të përditësuara

Në nëntor festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe në TK

Postuar në 20 Tetor, 2012 10:36

Në fillim të muajit nëntor, trupat shqipfolëse mblidhen në skenën e Teatrit Kombëtar. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, TK zhvillon Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Tashmë në TK kanë nisur përgatitjet për premierën "Ëndrra e Ismail Qemalit", që do të çelë festivalin. 

Burime nga Teatri Kombëtar bëjnë të ditur se në këtë festival do të konkurojnë rreth 18 trupa teatrore shqipfolëse. Në këtë aktivitet do të përfshihen jo vetëm teatrot profesionistë të Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe teatrot kombëtarë shqipfolës të rajonit si ata të Shkupit, Tetovës, Podgoricës. 

"Romnesia dhe Obamaterapia", republikanët: Retorikë meskine

Postuar në 20 Tetor, 2012 10:34

Para debatit të fundit mes kandidatëve presidencialë, Barack Obama është kthyer në Virxhinia për herë të gjashtëmbëdhjetë. Këtu në një ndër shtetet të cilësuara si kyçe për kampin demokrat, presidenti theksoi arritjet e të drejtat e grave si dhe sulmoi rivalin republikan Mitt Romney, që sipas tij ka ndryshuar qëndrimet e tij për gjithçka, taksat, ekonominë e shëndetin.

Çertifikatë profesioni, MASH: Dokumenti për emigrantët

Postuar në 20 Tetor, 2012 10:32

Shumë shpejt të gjithë emigrantët shqiptarë do të pajisen me një çertifikatë për profesionin që ata kanë vite që e ushtrojnë në shtetin  fqinj, por që aktualisht nuk ju njihet. Agjensia e Arsimit dhe Formimit profesional në vend do t'ju mundësojë emigrantëve, por edhe personave të tjerë që pas një kursi kualifikimi, ata të pajisen me një dokument i cili do të njihet zyrtarisht si në Shqipëri po ashtu dhe në shtetin ku ata punojnë, duke ju sjellë përfitime këtyre të fundit nga politikat që kanë shtetet përkatëse për  profesionistët.

Greva, Totozani katër rekomandime për ministritë

Postuar në 20 Tetor, 2012 04:51

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u ka dërguar katër rekomandime ministrave përkatës që mbulojnë çështjen e ish- të përndjekurve politikë. Letra dërguar Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, Ministrit të Financave, Ridvan Bode, Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, Ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo e për dijeni edhe kryeministrit Sali Berisha, pasqyron disa sugjerime të institucionit të Avokatit të Popullit për zgjidhjen e çështjes 

Ja çfarë thotë letra e plotë:

Historia e shek. XX, gati pas dy vitesh në 600 mijë faqe

Postuar në 20 Tetor, 2012 04:48

Pas dy vitesh shqiptarët do të kenë në dorë tekstin e historisë së shekullit të XX. Qendra e Studimeve Albanologjike ka mbledhur fakte nga arkivat ndërkombëtare më të njohura. Drejtori i kësaj qendre thotë për "AS" se deri tani janë mbledhur rreth 600 mijë faqe me dokumenta historikë që dëshmojnë problematikën e shekullit të XX, ndërkohë që botimi do të ketë rreth 30 autorë.

Statistikat e luftës në Siri, 30 mijë të vdekur e 28 mijë të humbur

Postuar në 19 Tetor, 2012 13:28

 Statistika e lutës së përgjakshme në Siri është e tmerrshme.

AK protestë para bashkisë

Postuar në 19 Tetor, 2012 13:26

Aktivistë të Aleancës Kuqezi, në mënyrë simbolike kanë lënë pranë kutisë postare të bashkisë së Tiranës një qese me kanaçe, duke ironizuar në këtë mënyrë ndalimin që pushteti vendor i kryeqytetit i bëri mbledhjes së tyre prej romëve. 

Infeksionet seksuale, shkaktarë kryesorë të infertilitetit

Postuar në 19 Tetor, 2012 13:26

Rritja e numrit të të prekurve nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, kequshqyerja, stresi, përdorimi i alkoolit e duhanit, por dhe ndotja e mjedisit apo rrezatimet janë shkaktarët kryesorë, që sjellin infertilitet. Drejtoresha e Materniteit "Koço Gliozheni", Rubena Mojsiu thotë se numri i çifteve, që nuk sjellin dot në jetë në rrugë natyrale fëmijë është mjaft i lartë në vendin tonë. Në vitet e fundit ky problem ka prekur afro 15 përqind të çifteve. 

Papunësia, Greqia e para në Evropë

Postuar në 19 Tetor, 2012 13:23

Numrat ndonjëherë edhe mund të shkaktojnë frikë. Kjo, sepse po t’i shohësh mirë tregojnë shoqërinë e ditëve të sotme. Dhe në rastin e papunësisë shqetësimi është mëse normal, sidomos përsa u përket të rinjve. 

Ndëshkim me votë në Spanjë, bie mbështetja për kryeministrin

Postuar në 19 Tetor, 2012 05:07

 

Votuesit në Spanjë pritet të shprehin zemërimin e tyre ndaj masave të kursimit të Qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoj, duke mos votuar për partinë e tij si në Galici ashtu edhe në vendin e baskëve. Kështu sugjerojnë sondazhet për zgjedhjet e së dielës, në këto dy rajone, duke paralajmëruar një grusht të rëndë për kryeministrin në vendlindje, Galici, ku partia e tij ka qeverisur 24 vjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara