Arkiv-Lajme të përditësuara

Poliklinikat pa mjekë të specializuar

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:43

Mjekët e familjes në Tiranë nuk njohin dhe nuk respektojnë protokollet klinike as për disa sëmundje që sot po shqetësojnë mbarë botën, si diabeti. Gjatë një anketimi që është bërë me mbi 200 mjekë familjeje në qendrat e parësorit në kryeqytet u vu re se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk zbatonin si duhet rregullat për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje. Sipas mjekëve që realizuan studimin, shumë prej kolegëve të tyre as vizitën me pacientin nuk e kryejnë siç duhet.

Kriza greke, paradë e varfër ushtarake më 28 tetor në Selanik

Postuar në 22 Tetor, 2012 02:38

Kriza ekonomike në Greqi shkurton edhe kostot e paradave ushtarake, që zhvillohen çdo vit në këtë vend. 

Kostoja e paradës ushtarake të këtij viti në Selanik më 28 tetor do të jetë shumë më e vogël sesa vitin e kaluar. Për shkak të krizës, shpenzimet për dy paradat e zhvilluara këtë vit, më 25 mars në Athinë dhe 28 tetor në Selanik, janë llogaritur 320 000 €, ose 115 000 euro më pak se në vitin 2011, kur paradat kushtuan në total 435 000 euro. 

Vetëvendosje protestë para qeverisë, plagoset Kurti

Postuar në 22 Tetor, 2012 02:36

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që në mëngjes me policinë e Kosovës, pasi këta të fundit kanë tentuar të futen në ndërtesën e qeverisë. 

Sfida e fundit, debati Obama- Romney fokus në politikën e jashtme

Postuar në 22 Tetor, 2012 02:34

Barack Obama dhe Mitt Romney realizojnë sot debatin e tretë dhe të fundit para zgjedhjeve të 6 nëntorit. Debati do të mbahet në Boca Raton të Floridës dhe pritet që të ketë fokus në politikën jashtme.

Pyetjet, të drejtuara nga udhëheqësi i debatit, pritet të parashtrojnë pesë tema të diskutimit: "Rolin e Amerikës në botë", pastaj konfliktin në Afganistan dhe Pakistan, programin bërthamor të Izraelit dhe Iranit, ndryshimet në Lindjen e Mesme dhe "ballafaqimin me terrorizmin", si dhe "rritjen e Kinës dhe bota nesër".

Spanjë, fitojnë separatistët, frikë për trazira

Postuar në 22 Tetor, 2012 02:33

Sondazhet sugjerojnë se partitë nacionaliste në rajonin Bask të Spanjës kanë fituar zgjedhjet rajonale, një përfundim që me shumë gjasa do të nxisë thirrjet për pavarësi. 

Konservatorët Nacionalistë Baskë ndodheshin të parët në sondazh, pasuar nga koalicioni Euskal Herria Bildu të krahut të majtë separatist. Në sondazhin në rajonin e Galicia-s, Partia Popullore e qendrës së djathtë e Kryeministrit Mariano Rajoy, ka mbajtur shumicën e saj absolute. Zgjedhjet shihen si një test kyç për politikat e kursimit që ka ndërmarrë qeveria në Spanjë.

 

 

Zgjedhje në Spanjë, 'test' në rajonin e kryeministrit

Postuar në 21 Tetor, 2012 10:24

Rajonet veriperëndimore të Spanjës, në Galici, mbajnë zgjedhjet lokale të cilat shihen si një test kyc për politikat ekonomike të Qeverisë së Madridit. Partia Popullore e qendrës së djathtë, e kryeministrit Mariano Rajoj ka qeverisur rajonin gjatë 24 viteve. Sondazhet sugjerojnë se Rajoj, vendlindja e të cilit është në Galici, ka humbur mbështetjen në shkallë kombëtare për shkak të masave të ashpra të kursimit të zbatuara nga Qeveria e tij.

FRESSH denoncon politikën në shkolla

Postuar në 21 Tetor, 2012 10:21

 

 FRESSH ka vijuar denoncimin për drejtorët e shkollave të mesme që sipas tyre kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar duke lejuar aktivitete politike të kryeministrit Berisha në to. 

Ardian Lali, drejtor në gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës, Alket Lugaj, drejtor në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier dhe Erald Dapi në Baldushk, sipas përfaqësuesit të FRESSH, kanë shkelur nenin 8 të ligjit parauniversitar që ndalon politikëbërjen në shkollë. 

Drejt zhdukjes Grabova, braktiset nga banorët

Postuar në 21 Tetor, 2012 10:19

Grabova, vendi i banuar që në vitet 1400, me një qytetërim të zhvilluar rrezikon të humbasë. Është një ndër 7 vendbanimet vllehe në vendin tonë e dyta pas Voskopojës përsa i përket zhvillimit që ka patur në vitet 1400 ? 1700 dhe ndodhet  44 km nga qyteti i Gramshit. Mungesa e infrastrukturës ka shpopulluar totalisht fshatin. Nga 12 mijë shtëpi që ka patur më parë sot në vendbanimin me vlera të paçmuara historike kanë mbetur më pak se 500 banorë. 

Merkel: Kush jam unë të ankohem, se grekët protestojnë?

Postuar në 21 Tetor, 2012 04:55

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka arritur të bindë një publik tepër skeptik se duhet t’i jepet Greqisë më shumë kohë, që ky vend të arrijë qëllimet e veta financiare. 

Duke folur nga konferenca e Unionit Kristiano Social (CSU) që është simotra e partisë së kancelares, Merkel ka bërë një deklaratë të papritur në lidhje me Greqinë. 

Rusi, votohet njeriun anti-Putin

Postuar në 21 Tetor, 2012 04:51

Forcat opozitare në Rusi janë duke mbajtur një seancë zgjedhjesh një-javore, me qëllim që të zgjedhin një udhëheqje në gjendje që të përqendrohet në luftën për voten e lire dhe te drejta. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara