Vetëvendosje protestë para qeverisë, plagoset Kurti

Postuar në 22 Tetor, 2012 02:36

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që në mëngjes me policinë e Kosovës, pasi këta të fundit kanë tentuar të futen në ndërtesën e qeverisë. 

Protestuesit fillimisht hodhën domate e qumësht në drejtim të policisë, ndërkohë përdorën edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në Sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Policia, që ishte e pajisur me mjetet që zakonisht përdoren në rastet e pengimit të protestave, pasi ua tërhoqën vërejtjen që të largoheshin nga rrethojat e objekteve dhe refuzimit të urdhrit, përdorën gazin lotsjellës dhe u vunë në ndjekje të tyre deri afër Ministrisë së Kulturës. 

Njësia speciale e policisë së Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa ka arrestuar disa nga ta, mes tyre edhe Albin Kurtin. 
Ndërkohë Albin Kurti është plagosur lehtë gjatë përleshjes me policinë. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. 

Mësohet se janë arrestuar edhe deputetët Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla. Protesta e Vetëvendosje erdhi kundër takimit të kryeministrit Thaçi-Daçiç.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.