Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqia si Siria, BDO: Vend i rrezikshëm për biznes

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:11

Tregjet botërore, thonë analistët, mund të besojnë se me e keqja e krizës financiare në Europë ka kaluar, pas tri vjetësh plot trazira, mirëpo ata që kontrollojnë  botën e biznesit, nuk po marrin frymë aspak më lehtë. Një vëzhgim i përvitshëm i drejtuesve të financave, nga kompania konslutative e biznesit BDO, tregon se kriza e borxheve mbetet një shqetësim shumë i madh, aq sa Greqia konsiderohet vend më i rrezikshëm për të investuar dhe ngritur një biznes, sesa Siria e përfshirë nga lufta. 

Gjirokastër, lagështia rrezikon inventarin e Muzeut Kombëtar të Armëve

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:09

Armët dhe trofetë e tjera të luftrave në epoka të ndryshme të ekspozuara në Muzeun Kombëtar të Armëve në Gjirokastër, të vendosura në mjediset e kalasë së qytetit, rrezikohen të dëmtohen për shkak të lagështisë së madhe që ka pushtuar të gjitha mjediset e muzeut. 

Teuta Kallajxhi, drejtoreshë e muzeut, tha se pas reshjeve të ditëve të fundit në muze është krijuar një situatë kritike. 

"Reshjet sapo kanë nisur dhe me shtimin e mëtejshëm të tyre do të shtohet edhe lagështia në muze", tha ajo. 

Energjitika në krizë, Ahmetaj: 1.2 miliardë dollarë borxhe

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:08

Sistemi elektro-energjetik në Shqipëri është në krizë. Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, tha se qeveria e ka shndërruar atë në një sistem piramidal. Sipas tij, borxhi i akumuluar ka arritur në 1.2 miliardë dollarë.

Ukrainë, zgjedhjet të manipuluara

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:06

Vëzhguesit ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë si “një hap pas për demokracinë”, si rrjedhojë e abuzimit me pushtetin dhe korrupsionin e gjithëpërhapur në blerjen e votave. 

Deklarata e “OSCE”-së erdhi ndërsa rezultatet paraprake të sondazheve tregojnë si fituese partinë e Presidentit Viktor Janukovych.

”Nuk është normale që të vizitosh një burg për të dëgjuar zërin e drejtueses së opozitës”, shkruante “OSCE”, duke iu referuar Yulia Tymoshenkos, ish-kryeministres që vazhdon të mbetet nën izolim.

Kore, fletpalosje anti-komuniste drejt Veriut

Postuar në 29 Tetor, 2012 09:03

Aktivistët e Koresë së Jugut dërguan fletpalosje prapaganduese në fqinjin komunist verior, vetëm një javë pasi Peniani kërcënoi me ndërhyrje ushtarake nëse kjo do të ndodhte. 

Grupi i aktivistëve lëshoi rreth 50 mijë fletëpalosje, të kapura pas tullumbacesh, të lëshuar nga qyteti kufitar i Pajus, nën mbikqyrje të ashpër ushtarake.

Disa banorë vendas, të frikësuar nga një bombardim i mundshëm i Koresë së Veriut, u përleshën me forcat policore, por lëshimi i tullumbaceve vazhdoi sipas planifikimit.

Shëngjini në ujë. Shkatërrohet rrjeti i kanalizimeve

Postuar në 28 Tetor, 2012 11:26

Qyteti turistik i Shengjinit prej 22 vjetësh ka njohur vetëm ndërtime të godinave të larta dhe asnjë investim në infrastrukturë, në rruget e qytetit, në sheshet para pallateve si edhe në kanalizimet e ujrave te zeza. Sipas banoreve rruga kryesore e qytetit eshte shnderruar ne pellgje ujembledhese, ndersa oborret jane kthyer në gërmadha.

Gjithashtu kanalizimet e ujrave te zeza jane amortizuar teresisht duke krijuar probleme serioze mjedisore, por edhe duke rrezikuar shendetin e banoreve te qytetit te Shengjinit.

Ndërtimi në krizë. Mbi 3000 apartamente pa shitur në Vlorë

Postuar në 28 Tetor, 2012 11:25

Sektori i ndërtimit në qytetin e Vlorës është zhytur në krizë të thellë. Janë më shumë se 3000 apartamente të pashitura në të gjithë qytetin ndërkohë që kërkesa për blerje ka rënë me 70%  krahasuar me tre katër vjet më parë. Burim i konsiderueshëm të ardhurash për qytetin e Vlorës kanë qenë emigrantët ndaj kriza në vendet ku ata punojnë e jetojnë ka eksportuar mungesën e të ardhurave në Shqipëri. 

Kinë, protesta kundër zgjerimit të një uzine kimike

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:32

Banorët në qytetin lindor të Kinës, Ning-bo, u përleshën me policinë, ndërsa protestonin kundër zgjerimit të një uzine kimike, për të cilën ata thonë se mund të ndotë mjedisin dhe të dëmtojë shëndetin e njerëzve.

Alarm për diabetin, 50 mijë vetë pa dijeni për sëmundjen

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:29

Shqipëria shënon shifra alarmante të personave që vuajnë nga diabeti, por edhe të atyre që nuk trajtohen rregullisht për këtë diagnozë, pasi nuk e dinë ende se vuajnë nga kjo sëmundje. Mjekët thonë se në popullatën shqiptare, numri i personave që shfaqin shenja të diabetit, por që nuk marrin mjekimin e duhur shkon në 50 mijë. Sipas shefit të pavionit të Endokrinologjisë në QSUT, Agron Ylli numri i rasteve në rritje është shumë shqetësues, ndërkohë që ai u bën thirrje qytetarëve që të depistohen që në shenjat e para, për të parandaluar avancimin e sëmundjes. 

28 tetori, masa sigurie në Selanik për paradën ushtarake

Postuar në 28 Tetor, 2012 03:26

Sot në ora 11:00, presidenti grek Karolos do të marrë pjesë në paradën ushtarake, që zhvillohet në Selanik me rastin e Ditës Kombëtare të 28 tetorit. 

Në Selanik ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes, Panos Panajotopulos, i cili do të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë qëndrimit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara