Arkiv-Lajme të përditësuara

“Tetori i zi” i Spanjës

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:40

Numri i të papunëve u rrit me një rekord prej 2,7% vetëm gjatë muajit tetor në Spanjë, në muajin e tretë radhazi që kjo e dhënë vazhdon të përkeqësohet. 

Një “armatë” prej 4,8 milionë personash llogariten tashmë të papunë në Spanjë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, e cila është ajo që përpilon statistikat.

Kjo rritje e re e çon numrin e të papunëve në vend në pothuajse 28%, duke iu afruar gjithmonë e më shumë kufirit të një të papuni në tre persona aktivë.

Shkurtimet në parlament, Samaras: Paketa e fundit për Greqinë

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:39

Vota kritike për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm që pritet në parlamentin grek, do t'u japë fund spekulimeve për daljen e Greqisë nga zona euro. Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Athinës e kanë përmbledhur kështu, inkurajimin ndaj deputetëve të koalicionit për të votuar ndryshimet në rregullat e tregut të punës, masat e reja të kursimit dhe projektbuxhetin. 

Ukrainë, protesta masive për zgjedhjet

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:37

Partitë opozitare në Ukrainë janë duke realizuar protesta masive në kryeqytetin Kiev, si rrjedhojë e “fiksimit të rezultatit të zgjedhjeve”. 

Sipas opozitës, vonesat e mëdha në numërimin e votave janë realizuar qëllimisht, për të favorizuar deputetët pro-qeveritarë.

Autoritetet mohojnë akuzat dhe kanë paralajmëruar se do të përdorin forcën për të shpërndarë çdo manifestim të paautorizuar.

Greqi, kursimet e mëtejshme shkaktojnë protesta

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:27

 

 Qeveria greke po përgatit një paketë të re kursimesh që do të prezantohet në parlament këtë javë, ndërsa vendi vazhdon të jetë nën presionin e falimentimit. 

Deputetët do të duhet të miratojnë shkurtime të mëtejshme me vlerë prej 13,5 miliardë eurosh, të siguruara nga rritja e taksave, ulja e investimeve dhe shkurtimi i vendeve në administratë, për të marrë këstet e reja të kredisë, të vetmet që mbajnë ende në këmbë financat e rrënuara helene.

Zjarrfikësit e Prishtinës hyjnë sot në grevë

Postuar në 05 Nëntor, 2012 04:06

Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka paralajmëruar se dot ë zhvillojnë sot një grevë një orëshe e cila do të zhvillohet nga ora 10:00- 11:00. Shoqata e Sindikatës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka njoftuar se greva do të zhvillohet për shkak të mungesës së plotësimit të kërkesave të tyre. 

Mungesa e energjisë në Lezhë, nxënësit bojkotojnë mësimin, banorët protesta

Postuar në 05 Nëntor, 2012 04:03

Mungesa e energjisë elektrike prej 15 ditësh në fshatin Manati të Lezhës, ka qenë shkaku i bojkotimit të mësimit nga nxënësit e shkollës së këtij fshati. Përveçse kanë bojkotuar mësimin, ata kanë paralajmëruar se do bllokojnë edhe stacionin e pompimit të ujit. 

Spitale pa higjienë në QSUT, fluks pacientësh dhe familjarësh

Postuar në 04 Nëntor, 2012 09:38

Mungesa e higjienës në spitale vazhdon të jetë prezent dhe shqetësim për pacientët. Gjatë një vëzhgimi, që kryem në disa prej pavioneve në QSUT, vumë re se mbeturinat deri dhe bishatat e cigareve hidhen përtokë nga familjarët e të sëmurëve, të cilët vazhdojnë dhe mbushin pavionët. Deri këtu problemet me higjenën vijnë nga vizitorët e shumtë, por në repartet e reminacionit ato shkaktohen nga mungesa e kushteve. Tek reaminacioni i kardiologjisë numri i madh i pacientëve bën, që disa prej tyre të qëndrojnë mbi barela nëpër korridore dhe deri sa tu hapet një vend.  

Sondazh, Obama dhe Romney me rezultat të barabartë

Postuar në 04 Nëntor, 2012 09:35

 Rreth 48 orë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh tjetër i publikuar sot jep presidentin amerikan në ikje, Barack Obama dhe kundërshtarin e tij republikan në barazim. 

Nëntori i Dytë, shfaqet filmi i restauruar në SHBA

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:13

 

30 vite pasi u prodhua nga regjisori Viktor Gjika, filmi "Nëntori i Dytë" preku sërish ekranin e madh të kinemasë. Këtë herë i restauruar në Shtetet e Bashkuara, cilësia befasoi të pranishmit që kishin mbushur sallën. 

Kalifornia në referendum për heqjen e dënimit me vdekje

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:12

Krahas votimit për president, kalifornianët do të votojnë edhe për një propozim, që quhet Proposition 34, që ka si qëllim heqjen e dënimit me vdekje në këtë shtet, duke e konvertuar në burgim të përjetshëm. Nëse referendumi popullor do të aprovojë këtë ligj, do të shpëtonte njerëzit që janë dënuar. Të burgosurit do të punojnë në burg dhe do të kontribuojnë për një fond për viktimat. Propozimi parashikon të destinojë një fond prej 100 milionë dollarësh për katër vjet në programet e policisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara