Arkiv-Lajme të përditësuara

Presidenti Obama, pro ristrukturimit të borxhit grek

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:08

Vetëm disa orë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata e presidentit Obama artikulon qëndrimin lidhur me krizën greke. 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit zbuloi se qeveria amerikane është në favor të ristrukturimit të borxhit grek. 

Zyrtari amerikan iu kërkoi evropianëve të vazhdojnë të mbështesin Greqinë, ndërkohë që ajo merr vendime dhe reforma të vështira. Ai pohoi se qeveria greke dhe Trojka janë pranë një marrëveshjeje dhe se Greqia do të marrë angazhime të reja për reformat e nevojshme në kuadër të programit. 

Presidenti Obama, pro ristrukturimit të borxhit grek

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:08

Vetëm disa orë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata e presidentit Obama artikulon qëndrimin lidhur me krizën greke. 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit zbuloi se qeveria amerikane është në favor të ristrukturimit të borxhit grek. 

Zyrtari amerikan iu kërkoi evropianëve të vazhdojnë të mbështesin Greqinë, ndërkohë që ajo merr vendime dhe reforma të vështira. Ai pohoi se qeveria greke dhe Trojka janë pranë një marrëveshjeje dhe se Greqia do të marrë angazhime të reja për reformat e nevojshme në kuadër të programit. 

SHBA, garë kundër kohës për rikthimin e energjisë

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:06

 

 Pothuajse një milionë banorë në shtetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas uraganit “Sandy”, ndërsa pakënaqësia për vonesa në rikthimin e jetës në normalitet është duke ngjallur gjithmonë e më shumë pakënaqësi. 

Më parë, presidenti Barack Obama ishte shprehur se rikthimi i shpejtë i energjisë ishte kritik për fushatën e tij presidenciale.

Kosovë, negociatat përçajnë serbet

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:05

Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. 

Banorët serbë të vendosur në veri të Mitrovicës do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës.

Lajmi u publikua nga “Koha Ditore”, që shtoi se informacioni është konfirmuar nga të dy grupimet e ndryshme të serbëve, të ndarë në qëndrime politike pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-s.

Zvicra do të mbajë referendum kundër emigracionit

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:48

 

Një grup ambientalistësh zviceranë mblodhën një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh për të kërkuar mbajtjen e një referendumi kombëtar, me qëllim kufizimin e emigracionit.

Grupi mjedisor "Ecopop" vlerëson se burimet natyrore dhe niveli i jetesës së Zvicrës po vendoset nën trysni të vazhdueshme, si rrjedhojë e mbipopullimit.

Qyteti Studenti pa ngrohje. Brovina: Nuk kemi fonde për kaldajat

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:47

Studentët e strehuar në godinat e Qytetit Studenti edhe këtë dimër do të vuajnë mungesën e kaldajave. Ngrohja do të vazhdojë të bëhet nëpërmjet kaloriferëve apo rezistencave pasi instalimi i kaldajave është tepër i kushtueshëm dhe kërkon shumë kohë, thotë drejtuesi i Qytetit Studenti, Bujar Brovina. Sipas tij është gati një project, por duhet gjetur burimi i financimit.

"Ky quhet projekti Kioto që e financon Komiteti Evropian. Ideja dhe projekti është bërë nga komuniteti evropian dhe ne presim një investim shumë të madh"- tha Brovina.

Greqia rrezikon të zhytet në varfëri. Ja shifrat tronditëse

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:44

Shifra shokuese ka publikuar shërbimi statistikor grek, sipas të cilave, Greqia kërcënohet seriozisht nga varfëria. 

Sipas të dhënave, 21.4% e popullsisë kërcënohet nga varfëria, ndërsa tek fëmijët rreziku i varfërisë ka arritur në 23.7%. E thënë me shifra të tjera, në rrezik nga varfëria ndodhen rreth 901 194 familje me 2 341 400 anëtarë. 

Në rrezik varfërie janë kryesisht kategori të tilla si burrat e papunë, prindërit e divorcuar me fëmijë, familjet me të moshuar, dhe fëmijët deri në 17 vjeç. 

Serbët do të propozojnë autonomi për veriun

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:42

Autoritetet e Serbisë, gjatë bisedimeve të ardhshme do të këmbëngulin që veriu i Kosovës të fitojë autonomi territoriale, shkruan gazeta beogradase “Blic”, në një artikull të raportuar nga “Telegrafi”. 

Sipas gazetës serbe, përmbushja e marrëveshjes për kalimet kufitare do të duhej të fillonte në muajin dhjetor, kur Këshilli Europian pritet të vendoste që Serbisë t’i japë të drejtën e kushtëzuar për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. 

3 ditë përpara zgjedhjeve, fushata presidenciale në SHBA përqëndrohet tek ekonomia

Postuar në 03 Nëntor, 2012 04:08

 

Kandidati republikan për president Mitt Romney po merr shkas nga rritja prej 0.1 për qind e papunësisë për të kritikuar rivalin e tij, Presidentin Barack Obama, ndërsa kandidatët po bëjnë fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve të së martës.

Ish-guvernatori i Massachusettsit e quajti shifrën prej 7.9 për qind të papunësisë për tetorin si një "kujtesë për frenimin e ekonomisë". Ai vuri në pah se kjo shifër është më e lartë sesa ajo 7.8 për qind e janarit 2009 kur presidenti Obama mori detyrën.

Natë përleshjesh në Athinë mes të huajve dhe ekstremistëve

Postuar në 03 Nëntor, 2012 04:02

Fushë beteje është bërë mbrëmë zona e Shën Pandalejmonit në Athinë, ku emigantët janë përleshur me forca ekstremiste të djathta dhe dyqanet e tyre janë bërë pre e zemërimit të këtyre të fundit. 

Anëtarë të Agimit të Artë kanë shkatërruar dyqanet e të huajve në këtë zonë dhe janë përleshur me emigrantët gjatë gjithë natës. Policia ndaloi 12 persona për ngjarjet e dhunshme, ndërkohë që disa njerëz janë plagosur, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Thuhet se, në rrethana të panjohura një i huaj u gjet i therur me thika në Shën Meletius dhe u dërgua në spital. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara