Arkiv-Lajme të përditësuara
Greqi, sindikatat ftojnë administratën në grevën e rradhës
Dy sindikatat kryesore të Greqisë, të cilat përfaqësojnë punonjësit në administratën shtetërore dhe sektorin privat, kanë ftuar qytetarët në një grevë të përgjithshme më 6 dhe 7 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj masave të kursimit.
"Kërkesa kryesore e sindikatës është që parlamenti të mos miratojë masat e papranueshme dhe shkatërruese që ka imponuar Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane", thuhet në deklaratën e sindikatave.
Stuhia e erës, probleme në portet e vendit
Stuhia e një nate më parë ka sjellë probleme në të gjithë vendin. Në portin e Durrësit nuk janë nisur ende tragetet drejt Italisë, të cilët duhet të ishin nisur që prej orës 23.00 të ditës së djeshme. Kjo për shkak të dallgëzimit të madh në det. E njëjta situatë është paraqitur edhe në portet italiane, ku tragetet janë nisur me mjaft vonesë. Edhe në portin e Vlorës ka patur probleme me qarkullimin e trageteve.
Moldavët, banorët më të varfër në Evropë
Agjencia gjermane për hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore.
Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56.978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë, janë më të varfrit, shkruan “EU Observer”.
Rreziku nga Halloween, Kisha: Promovon paganizmin
Kisha katolike në Poloni paralajmëroi njerëzit për Halloween, se tradita e festimeve me maska e argëtime, po promovon paganizmin te të rinjtë dhe rrezikon jetën e tyre shpirtërore. Deklarata e publikuar në faqen e internetit të Kishës, do të lexohet në meshën e së dielës në të gjithë vendin dhe në të thuhet se festimi i Halloweenit bie në kundërshtim me mësimet dhe kristianizmin.
Patriotët e Rinj: Greqia po provokon. Ja kërkesat tona
Klubi i Patriotëve të Rinj reagon ndaj deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Në njoftimin për media të patriotëve të rinj theksohet se mesazhi i palës greke për rrugë të reja bashkëpunimi mes dy vendeve u hodh poshtë nga grupet neonaziste greke që provokuan në territorin e Shqipërisë.
Ndryshon kodi i punës, shqiptarët do punojnë më shumë orë
Të gjithë shqiptarët do të punojnë më shumë. Të paktën kjo kërkohet në ndryshimet e Kodit të ri të Punës, i cili parashikon rritjen e orëve të punës, nga 40 në 48 orë punë në javë. Kodi gjithashtu rrit nga 14 në 15 vjeç moshën për punë.
BE, presidenti nga populli
Pesë skenarë për veriun e Kosovës
Instituti RIDEA dhe Qendra për Studime Ndërkombëtare pranë Universitetit të Oksfordit (QSNUO), të martën kanë bërë prezantimin e studimit mbi zgjidhjen e Rebusit në Kosovën Veriore.
Kjo përmbledhje pasqyron skenarët kryesorë dhe rekomandimet për zgjidhjen e rebusit ne veriun e Kosovës që në parim, ka të paktën pesë skenarë për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës.
16 viktima nga uragani Sandy, New Yorku në errësirë
Uragani Sandy që ka përfshirë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara duket të jetë i pamëshirshëm. Të aktën 16 viktima raportohet të ketë pasur brenda 24 orëve, ndërsa alarmi ka shpërthyer përreth centralit të energjisë bërthamore të Oyster Creek, në jug të New Jerseyt, ku mësohet se uragani ka shkatërruar gjithcka.
Mes viktimave ka edhe 3 fëmijë. Sipas mediave botërore mësohet se viktimat janë shënuar në pjesën më të madhe nga rënia e pemëve, në Nju Xhersi, Nju Jork, Maryland, North Carolina, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut.
UBS shkurton 10 mijë vende pune
Banka zvicerane UBS ka njoftuar se po shkurton 10 mijë vende pune në filialet e saj në mbarë botën, në një kohë kur po redukton investimet e saj në aktivitetet bankare.
Shkurtimet do të bëhen në një periudhë 3-vjeçare dhe përbëjnë 16 për qind të forcës së punës të bankës që ka 64 mijë njësi.
UBS humbi 39 miliardë franga zvicerane gjatë krizës financiare dhe iu desh të ndihmohej nga autoritetet zvicerane. Shkurtimet synojnë të kursejnë 3.4 miliardë franga.
