Arkiv-Lajme të përditësuara
Greqia: “Po na bëjnë zbor”
Zemërimi dhe indinjata e grekëve sa vjen e rritet në orët e fundit pasi shohin se pavarësisht se parlamenti votoi para disa ditësh paketën e masave të ashpra ekonomike, kreditorët e huaj ngurojnë të japin dritën jeshile për lëvrimin e këstit të ndihmës financiare prej 31,5 miliardë euro.
Skandalet e BBC, dorëhiqet drejtori
Akuzat për pedofili ndaj një ish drejtuesi të lartë të konservatorëve, që më pas rezultuan false i kushtuan vendin e punës drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, George Enwistle.
Enwistle dha dorëheqjen nga posti vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën. Gjiganti mediatik britanik është vendosur prej disa javësh në qendër të skandaleve të njëpasnjëshme, ku më i rëndi ka të bëjë me akuzat për pedofili të Jimmy Savile, një ndër drejtuesit televizivë më me emër në historinë e BBC-së në vitet ’60, ’70 dhe ’80.
Mosmarrëveshje brenda Trojkës për nivelin e borxhit grek
Edhe pas miratimit nga parlamenti grek të paketës së masave shtrënguese, kreditorët ndërkombëtarë vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje, për nivelin e borxhit grek.
Borxhi publik i Greqisë vlerësohet sot në 175% dhe objektivi është që deri në vitin 2020 ai ë ketë rënë në 120% të PPB, në nivelin më të lartë që sipas FMN do të mund të konsiderohet i qëndrueshëm.
Kodi i taksave, Obama: Të pasurit të paguajnë më shumë
Ata që kanë të ardhura më shumë duhet të paguajë më shumë, deklaron presidenti Obama ndërsa adreson të ashtuquajturin shkëmb fiskal që përbën sfidën e tij të parë pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan kërkon atë që e cilëson si barazi fiskale ndërsa njoftoi fundin e epokës së taksave minimale për pronarët, ndërsa le të hapura mundësitë për të diskutuar çdo propozim konstruktiv.
Libra të rinj në Tiranë
Libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj janë botuar këtë javë duke ju shtuar stendave të librarive në kryeqytet.
Buxheti në rrezik. BE, negociatorët nuk bien dakord
Bisedimet për të rënë dakord për buxhetin e Bashkimit Europian për vitin 2013 kanë dështuar pasi negociatorët e Be-së dhe shteteve anëtare nuk kanë arritur të bien dakort mbi subvencionimin shtesë. Komisioni i BE dhe Parlamenti Europian kishin kërkuar një rritje të buxhetit prej 6.8% në vitin 2013. Por shumica e qeverive duan të kufizojnë rritjen në vetëm 2.8%. Dështimi i bisedimeve ul shpresat për arritjen e një tjetër marrveshjeje kyçe, atë të buxhetit 2014-2020, që do të diskutohet më vonë këtë muaj.
Ndotja në Korçë, 14 mijë banorë jetojnë mes plehrave
14 mijë banorë të komunës së Bulgarecit në Korcë jetojnë mes ndotjes që shkaktojnë 7 fusha të grumbullimit të mbeturinave që e rrethojnë atë. Komuna nuk ka fonde për administrimin e mbetjeve pasi është përfshirë në projektin madhor të ndërtimit të landfillit në qytetin e Maliqit. Deri në përfundimin e tij mbetjet e të gjithë zonës nuk mund të menaxhohen nga askush.
Avokati i Popullit: Tekstet shkollore diskriminuese ndaj LGBT, të rishikohen
Institucioni i Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen sot ndaj teksteve shkollore që përmbajnë terminologji diskriminuese ndaj komunitetit LGBT.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni, Elona Demollari tha se “Avokati i Popullit u njoh nëpërmjet Ambasadës Pink dhe LGBT Pro Shqipëri, me shqetësimin mbi disa tekste mësimore në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, të cilët përmbajnë elemente dhe përkufizime jo shkencor dhe diskriminues për komunitetin LGBT”.
Britani, alarm nga emigracioni
Deputetët britanikë në një raport te botuar në Londër kanë shprehur shqetësimin për rritjen dhe daljen jashtë kontrollit te rasteve të emigracionit.
Shifra e dosjeve qe presin te shqyrtohen apo atyre qe depozitohen ne arkive, ka kalur 300 mije dhe eshte thuajse sa popullsia e Islandes. Vetem ne tre muajt e fundit jane shtuar 26 mije raste, sipas Komitetit Parlamentar per Rendin. Ne rastet e pazgjidhura perfshihen rreth 4 mije kriminele te huaj te liruara nga burgjet, por qe nuk jane deportuar te cilet jetojne aktualisht ne Britani.
Rekord historik, fushata presidenciale "SHBA 2012" kushtoi 6 mld dollarë
Në Shtetet e Bashkuara nuk ishin shpenzuar kurrë më parë kaq shumë para, se sa në këtë fushatë elektorale për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Qendra "Responsive Politics" thotë se kostoja e përgjithshme e kësaj fushate vlerësohet në 6 miliard dollarë, duke shënuar kështu një rekord historik kombëtar.
Si Barack Obama ashtu edhe republikani Mitt Romney vendosën të mos shfrytëzojnë fondet publike, por të mbështeten tek donacionet private. Të dy kandidatët mundën të mbledhin një shumë të barabartë me atë të të gjithë panelit të kandidatëve garues në zgjedhjet e 2004.
