Arkiv-Lajme të përditësuara

Përdori termin "sllavomaqedonas", Maqedonia kritika ambasadorit të BE-së

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:59

Presidenti maqedonas George Ivanov thirri sot ambasadorin e Bashkimit Evropian Aiwo Oraw për t'i përcjellë kritikat lidhur me komentet e tij ku përdor termin "sllavomaqedonas".
 
Zyra e presidentit maqedonas nuk ka dhënë hollësi lidhur me takimin, ndërkohë që qeveria e Maqedonisë ka kërkuar që ambasadori i Bashkimit Evropian të kërkojë falje publike.  
 
Autoritetet qeveritare në Shkup thonë se një qasje e këtillë nuk ndihmon për zgjidhjen e problemit të emrit që Maqedonia e ka me Greqinë.
 

Sondazhi, britanikët duan të dalin nga BE

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:51

E ndërsa Shqipëria ashtu si fqinjët e tjerë të Ballkanit Perëndimor po përpiqen të avancojnë drejt integrimit të plotë në BE, shumica e britanikëve kërkojnë të dalin nga Unioni. 

“Shumica e britanikëve favorizojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian”. Ky është rezultati i anketës që ka zhvilluar revista “Observer”. 

Të anketuarit janë përballur me pyetjen: “Nëse do të mbahej një referendum për përkatësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian, si do të përgjigjeshit?”. 

Serbia pyet Akademinë e Shkencave për Kosovën

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:48

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, deklaroi të hënën se do të kërkojë këshillën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve mbi Kosovën. 

Nikoliç deklaroi se do të pyesë akademikët vendas për të përcaktuar se si Beogradi zyrtar mund të përballet me çështjen kosovare. 

“Akademikët jaën patriotë të përgjegjshëm serbë, të cilët mund të shohin përtej njerëzve të zakonshëm dhe mendimi juaj do të jetë shumë i vlefshëm”, deklaroi Nikolic, në një takim shkencor gjatë së hënës.

Shkup, shtatorja e Adem Jasharit provokon vendasit

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:46

htatorja e ngritur e Adem Jasharit në fshatin Radushë të Sarajit të Shkupit ka nxitur debate në mediat maqedonase, por edhe tek analistë shqiptarë. 

Mediat maqedonase kanë raportuar sot se si shtatorja e Adem Jasharit paraqet një provokim, pasi që ajo është vendosur në një tank të Armatës së Maqedonisë, të mbetur nga konflikti i vitit 2001. 

Itali-Spanjë, thellohen problemet ekonomike

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:43

Kreditë problematike në bankat spanjolle regjistruan një rekord të ri në shtator, ndërsa kolapsi i sistemit imobiliar në vend vazhdon të godasë fuqimisht ekonominë. 

Borxhet e këqija, shumica borxhe për blerjen e shtëpive apo pronave të patundshme, arritën rekordin e 182 miliardë eurove ose 10,7% të aseteve të përgjithshme të bankave.

Më parë gjatë nëntorit, Madridi zyrtar shpalli një bllokim 2-vjeçar të sekuestrimit të shtëpive, për shkak të mospagimit të borxheve, për t’i ardhur në ndihmë klasës më të goditur nga kriza ekonomike.

Gjuha Shqipe, lëndë në gjimnaze e universitete

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:45

Në një debat shkencor 2-ditor për Gjuhën Shqipe në universitetin "Fan Noli" të Korçës, studiuesit mbështetën njëzëri zbatimin e vendimit për futjen e studimit të Gjuhës Shqipe edhe në shkollat e mesme dhe të larta. Gjuhëtarët janë të mendimit se rinia shqiptare duhet të fokusohet më tepër në studimin e Gjuhës Shqipe, përpos prirjes për të mësuar sa më shumë gjuhë të huaja. Studiuesi amerikan i Gjuhës Shqipe, Viktor Kidman është kundër ndryshimit të rrënjës së gjuhës, pasi kjo sipas tij do të vështirësonte mësimin e saj nga të huajt dhe shqiptarët jashtë vendit. 

Rritet mosha e nënave, 9% e fëmijëve lindin para kohe

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:43

Rreth 9 për qind e grave në vendin tonë lindin fëmijë të parakohshëm. Mosha në rritje e nënave, kequshqyerja gjatë shtatzënisë dhe ndotja e mjedisit janë disa prej faktorëve që ndikojnë në këtë fenomen që vitet e fundit është rritur në vendin tonë. 

“Rreziku për shëndetin dhe jetën e këtyre fëmijëve është shumë i madh, ndaj është detyra jonë si mjekë që të ndërgjegjësojmë prindërit e rinj për të bërë kujdes”, tha dje drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu. 

Francë, dhjetëra mijëra kundër martesave gay

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:21

Dhjetëra mijëra francezë protestuan në rrugët e qyteteve kryesore kundër projektit të qeverisë për të legalizuar martesën midis të njëjtit seks dhe të drejtën e çifteve gay për të birësuar fëmijë. 

Policia vlerësoi se të paktën 70 mijë persona manifestuan paqësisht në Paris, ndërsa organizime të tjera të mëdha u realizuan në Lion, Tuluzë dhe Marsejë.

Midis maniftuesve përfshiheshin disa grupime të kishës katolike dhe mbështetës të tjerë të së drejtave të familjes tradicionale.

Bullgari, protesta masive kundër qeverisë

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:10

Mijëra persona u manifestuan paqësisht në kryeqytetin bullgar Sofje, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë. 

Protestuesit u shprehën të irrituar nga masat e shkurtimit që ka paralajmëruar qeveria, si dhe nga ajo që ata e quajnë paaftësi e autoriteteve për të rikthyer rritjen ekonomike në vend.

Shumica e të grumbulluarve ishin mbështetës të Partisë Socialiste Bullgare, paria më e madhe në opozitës.

CNN: Klasa e mesme në Greqi, kategori drejt zhdukjes

Postuar në 18 Nëntor, 2012 05:08

Një reportazh i CNN që fitoi më shumë se 5 milion shikues në mbarë botën, ka në qendër klasën e mesme greke, të cilë e cilëson një kategori në zhdukje. 

Sipas rrjetit të madh të lajmeve CNN, klasa e mesme greke po bëhet një klasë e re shumë e dobët, tani në mes të krizës ekonomike dhe nën peshën e masave të reja shtrënguese. Reportazhi vëren se grekët dikur të pasur, panë jetën e tyre të shkërmoqet dhe të ndryshojë rrënjësisht në 2 vitet e fundit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara