Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Tirana na ka harruar

Postuar në 16 Nëntor, 2012 06:08

Shqiptarët e Luginës së Preshevës konsiderojnë se shqiptarët jashtë vendit dhe vecanërisht ata në Luginën e Preshevës janë harruar nga autoritetet e Tiranës. 

Këshilli për të drejtat e njeriut në Preshevë në një libër të posacem po mbledh nënshkrime nga shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit ku do ti dërgohen më pas qeverisë shqiptare. Aktvistët thonë se Shqipëria nuk ka respektuar Kushtetutën pasi ka lënë pas dore dhe nuk i ka ndihmuar kurrë shqiptarët në Luginë. 

Economist: Franca, “bombë e kurdisur në zemër të Evropës”

Postuar në 16 Nëntor, 2012 06:06

Javorja prestigjioze për çështje të ekonomisë, Economist shkruan se “Franca paraqet bombë të kurdisur në zemër të Evropës”, ku sqarohen arsyet përse ky shtet do të mund të bëhej rreziku më i madh për valutën e përbashkët evropiane. 
“Ky shtet gjithnjë ka qenë në zemër të euros, si dhe të BE-së”, shkruan Economist, duke sqaruar se presidenti socialist François Hollande mbështet valutën e përbashkët vetëm për shkak të forcimit të ndikimit francez në BE, ngase në të kundërtën do të binte nën ndikim të Gjermanisë. 

Britania paralajmëron Spanjën për Gjibraltarin

Postuar në 16 Nëntor, 2012 05:53

Ministri britanik për Europën tha se ka patur 2 incidente serioze gjatë të hënës. 

David Lidington tha se anija e flotës detare spanjolle kishte patrulluar në ujërat e Gjibraltarit dhe doganierë spanjollë u përpoqën të konfiskonin një anije civile. 

Ai paralajmëroi Spanjën të ndalë “inkursionet provokative” në ujërat e Gjibraltarit. Spanja e ka kontestuar prej kohësh sovranitetin e Gjibraltarit, një territor britanik përtej detit, që ndodhet në fundin jugor të gadishullit Iberik.

Greqia para eurogrup. Samaras: Evropa të na mbështesë

Postuar në 16 Nëntor, 2012 05:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar insiston në uljen e borxhit grek në 120%, në vitin 2020. “Negociatat për Greqinë nuk gjenden në ngërç. FMN synon për Greqinë “një zgjidhje reale” dhe “jo një zgjidhje provizore”, tha një zëdhënës i Fondit duke shtuar se se një imazh më i plotë për borxhin do të paraqitet në raportin e trojkës. 

Greqi, 50% e kompanive shkurtojnë rrogat

Postuar në 16 Nëntor, 2012 05:36

Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve greke gjatë këtij viti kanë bërë shkurtime të rrogave dhe personelit të punësuar. 

Kështu thotë e përditshmja athinase “Kathimerini”, që ka publikuar të dhënat e dala nga një studim i kryer mes muajve prill-korrik nga kompania Aon Hewitt, mbi 165 sipërmarrje aktive greke. 

Ndërkohë, nuk kanë marrë masa kaq drastike kompanitë ndërkombëtare që veprojnë në Greqi. Vetëm 9 për qind e këtyre grupeve të mëdha ka reduktuar rrogat në vend dhe 17 për qind ka shkurtuar personelin. 

E përpjeta fiskale, Obama: Më shumë taksa të pasurve

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:41

 

Presidenti amerikan, Barack Obama u përqëndrua në apelin e tij drejtuar të pasurve të cilët duhet të paguajnë më shumë taksa, në konferencën e parë për shtypin që pas rizgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Obama bëri thirrje për miratimin e shpejtë të legjislacionit në mënyrë që të përjashtohet rritja e taksave për ata që fitojnë 250 mijë dollarë, por refuzoi zgjatjen e kësaj mase edhe për më të pasurit, apo 2 për qindëshin e taksapaguesve amerikanë. 

Eurozona në recesion, Gjermania mbetet e paprekshme

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:40

Eurozona është zhytur sërish në recesion, e kriza e borxhit në rajon vazhdon të dëmtojë kërkesën, tregojnë statistikat më të fundit zyrtare. "Ekonomia e bllokut me 17 anëtarë është rrudhur me 0.1 për qind mes korrikut dhe shtatorit, pasi shënoi një rënie 0,2 për qind në tre muajt e fundit",-bën të ditur Eurostat. Hera e fundit që eurozona ndodhej në recesion ishte në vitin 2009. 

Skandali i pasaportave në Kosovë

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:39

Thellohet misteri i skandalit të pasaportave biometrike kosovare. Policia ka ndaluar një shtetase gjermane, si të dyshuarën kryesore për vjedhjen e fondit që duhej t’i kalonte kompanisë austriake, që prodhon pasaportat e reja. 

Por, kur është marrë në pyetje nga prokurori i EULEX-it, shtetësja gjermane Natalie Velijaj akuzon direkt zyrtarë të Ministrisë kosovare të Punëve të Brendshme, për vjedhjen e 1.4 milionë eurove.

Invalidët pa ilaçe në Durrës, pezullohet dhënia e KEMP-it

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:36

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore ne Durres ndërpreret përkohesisht lëshimin e raportit te KEMP-it per personat me aftesi te kufizuara. Dosjet e të gjithë këtyre personave janë në proces dixhitalizimi; çka ka pezulluar punën për raportet duke bërë që  dhjetëra vetë - prej të paktën një muaji - të sorollaten pa mundur të blejne barnat.
 

Greqi, qeveria akuzohet për racizëm dhe ksenofobi

Postuar në 15 Nëntor, 2012 07:35

Vendimi i Këshillit të Shtetit, që gjykoi antikushtetuese dispozitat e “ligjit Ragousi”, për dhënien e shtetësisë greke dhe urdhri i kryeministrit Antonis Samaras për zbatimin e menjëhershëm të tij, shkaktoi reagime jo vetëm nga opozita greke, por edhe nga partitë brenda koalicionit qeveritar, të cilat e akuzuan qeverinë për axhendë raciste dhe ksenofobe. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara