Arkiv-Lajme të përditësuara
Alarmi për ndryshimet klimaterike në Europë
Efektet e ndryshimeve klimaterike janë bërë tejet të qarta në Europë dhe situata pritet të përkeqësohet, paralajmëroi të mërkurën Agjensia Europiane e Mjedisit.
Në raportin e saj shkruhet se dekada e shkuar ka qenë më e nxehta në kontinent që prej fillimit të regjistrimit të temperaturave.
Si rrjedhojë, dëmtimet nga moti ekstrem, shoqëruar me përmbytje të shumta janë në rritje.
Ky raport publikohet përpara konferencës për klimën, që do të zhvillojë gjatë javës së ardhshme Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Zgjedhjet kusht për statusin
Ndërsa në Tiranë mbetet i ndezur debati për përmbushjen e 3 kushteve të Brukselit, në kryeqendrën e BE-së vendet anëtare kanë nisur diskutimet mbi rekomandimin dhe vlerësimet e Komisionit për Shqipërinë, sipas raport-progresit të 10 tetorit.
Disa burime diplomatike në Bruksel konfirmojnë për Top Channel se qëndrimet e vendeve anëtare ndahen në tre grupe: mbështetëse, kritike dhe neutrale.
Kuvendi nderon 11 personalitete të rëndësishëm të politikës
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë ka programuar sot në orën 17:00 një ceremoni festive për të nderuar 11 personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të nderojë sot shtatë ish-kryeministrat e qeverisë shqiptare, që nga viti 1991 deri në vitin 2005 duke filluar nga Ylli Bufi, Vilson Ahmetaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe ish-kryeministrin demokrat Aleksandër Meksi.
Terror me breshëri automatiku para Universitetit në Shkodër
Një i vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri është bilanci i një atentati të ndodhur dje paradite në qendër të qytetit verior, në rrugën kryesore para godinës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, që veç viktimave, ka sjellë terror te studentët dhe kalimtarët. Hetimet e policisë kanë mbetur në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë informacion mbi viktimën, apo autorin e saj. Madje, kjo ka bërë që policia të dyshojë se të tre të dëmtuarit gjatë atentatit, kanë rënë pre e tij aksidentalisht.
AK: Tre ministra të Berishës punojnë kundër Shqipërisë, Spiro Ksera të procedohet penalisht
Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar sot procedimin penal ndaj Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, për veprën penale të “dorëzimit të territorit” ose “Vënia në shërbim të shteteve të huaja”. Paraditen e sotme, aktivistë të kësaj partie kanë protestuar sërish kundër asaj që e kanë cilësuar sjellje antikombëtare të ministrit Ksera, i cili është takuar me deputetët e Agimit të Artë. Sipas tyre Ksera u ka deklaruar eksterimistëve grek se po punon për ndarjen e Shqipërisë dhe realizimin e të ashtuquajturit “Vorioepir”.
Rillogaritja e mandateve, shtyhet mbledhja e KQZ. PS: Hetim lëvizjeve të popullsisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre per te premten mbledhjen per rillogaritjen e mandateve.
Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate mes paleve, per kete ceshtje.
Perfaqesuesit ligjore te PS-se ne KQZ kane kerkuar nga KQZ hetim për lëvizjet e popullsise, ne menyre te vecante ne kater komuna te Kukesit, qe rezultojne me rritje sipas tyre te palogjishme, madje edhe te qellimte.
Burg ish-kryeministrit, Sanader 10 vjet në qeli për rryshfet
Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader dënohet me 10 vjet burg. Gjykata kroate e shpalli fajtor ish-kryeministrin për mitmarrje, në një çështje të vëzhguar me kujdes dhe nga ana e BE-së. Sanader, në post nga 2003-2009, u shpall fajtor për përvetsimin e miliona dollarëve ryshfete nga një kompani energjetike hungareze dhe një bankë austriake. Ai u shpall fajtor për pranimin e një ryshfeti prej 10 milion eurosh nga kompania hungareze e naftës MOL në këmbim për sigurimin e të drejtave në kontrollin e kompanisë shtetërore "Ina".
Mblidhet Eurogrup, Greqia pret dritë jeshile për 44 mld euro
Eurogrupi do të arrijë sot një marrëveshje në parim për t’i hapur rrugë lëvrimit të këstit të kredisë për Greqinë, me kusht që kjo e fundit të plotësojë gjithë detyrimet e mbetura.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, që citon burime zyrtare evropiane.
Reuters njofton se ministrat e financave të eurozonës do ta hapin sot dritën jeshile për lëvrimin e 44 miliardë eurove për Greqinë dhe paratë do të paguhen më 5 dhjetor, në qoftë se vendi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.
San Francisco i thotë “stop” nudizmit
Propozimi do ta bëjë të jashtëligjshme, për cilindo mbi moshën 5-vjeçare, “ekspozimin e organeve gjenitale, të tij apo të saj, apo të pjesëve rreth tyre” në vende publike.
Përjashtime mund të bëhen për panaire apo ngjarje të caktuara rruge.
Një gjykatë federale nga ngritur tashmë propozimin e argumentuar, i cili shkel të drejtat e fjalës së lirë.
Moody’s ul vlerësimin ekonomik të Francës
Borxhi i vendit është reduktuar nga AAA në AA1 dhe ka ruajtur parashikimet negative, gjë që nënkupton se mund të bjerë sërish.
Në një deklaratë, Moody’s fajësoi rrezikun e daljes së Greqisë nga zona e euros, frenimin e rritjes ekonomike dhe shanset që Franca do të duhet të kontribuojë për të shpëtuar vendet e tjera nga falimentimi.
Agjencia rivale e tyre, Standard&Poor e reduktoi vlerësimin ndaj Francës që në janar.
