Kuvendi nderon 11 personalitete të rëndësishëm të politikës

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë ka programuar sot në orën 17:00 një ceremoni festive për të nderuar 11 personalitete të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të nderojë sot shtatë ish-kryeministrat e qeverisë shqiptare, që nga viti 1991 deri në vitin 2005 duke filluar nga Ylli Bufi, Vilson Ahmetaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe ish-kryeministrin demokrat Aleksandër Meksi. Topalli do të nderojë sot familjen e ish-Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe familjen e komandantit legjendar të UÇK- së, Adem Jashari. Po ashtu kryetarja e Kuvendit do t’i dorëzojë botimin special të akteve të themelimit të shtetit shqiptar edhe familjes së ish-deputetit të vrarë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, gjithashtu dhe familjes së Pjetër Arbnorit, si kryetar i parë i Parlamentit pluralist shqiptar.
Mapo
Add new comment