Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë’
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një deklaratë për televizionin publik të Kosovës (RTK) duke komentuar vendimin për mbajtjen në paraburgim të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, lidhur me rastin Kleçka, ka deklaruar se ky është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht.
Ai madje e ka cilësuar këtë vendim si “masakër e drejtësisë” në Kosovë.
Dritëro Agolli: Po glorifikohet Ahmet Zogu dhe po errësohet figura e Ismail Qemalit
Shkrimtari Dritëro Agolli është shprehur në një intervistë për gazetën Panorama rreth zhvillimeve në kuadër të 100 vjetorit. Ai ka pohuar se në këtë 100 vjetor po bëhen përpjekje për të glorifikuar figurën e Ahmet Zogut për të errësuar figurën e Ismail Qemalit.
Festë në Shqipëri? Administrata mendon të bëjë një udhëtim jashtë
Edhe pse në Shqipëri kemi festë, punonjësit e shtetit po shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar jashtë vendit.
Për shkak të pushimeve të paguara si pasojë e festës, grupe kolegësh, por edhe familjarë kanë zgjedhur të prenotojnë dhe të përfitojnë nga ofertat e agjencive turistike për të kaluar jashtë vendit vitin jubilar të Pavarësisë.
Cërrik, digjet kinemaja 60-vjeçare
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës kinemanë e qytetit të Cërrikut duke e djegur plotësisht atë.
Zjarri që zgjati rreth 1 orë, shkrumboi gjithçka duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikëset dhe policia e patën të vështirë të vinin nën kontroll flakët për shkak të intensitetit të tyre të ndihmuara edhe nga era.
Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri dhe dëmet janë vetëm materiale. Edhe pse i përmasave të mëdha, zjarri nuk ka rrezikuar ndërtesa të tjera.
Aktivitetet për 100 Vjetorin, rrugët që do të bllokohen në 25 dhe 26 Nëntor
Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kryeqytet, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një njoftimi për mediat, policia e kryeqytetit informon qytetarët se në datat 25 dhe 26 Nëntor do të ketë kufizime të qarkullimit në disa zona, nga ora 19:00 deri në 23:00, për shkak të zhvillimit të provave të Paradës Ushtarake.
Gjyqtari Neritan Tabaku në prokurori me qafore, “ngec” në pyetjen e tretë
Gjyqtari i shumëpërfolur i Durrësit, Neritan Tabaku, i cili dha pafajësi për Ilir Xhakjen, vrasësin e shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, rrezikon të merret i pandehur për moszbardhjen e vendimit, ndërsa prokuroria kërkon me ngulm një version nga vetë i hetuari. Ai është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e enjte, më datë 22 nëntor, ku u ndal në zyrën e prokurorit Julian Zonja, i cili kishte bërë gati pyetjet për këtë person.
Deimel: Marrja e statusit në dhjetor? Shumë e vështirë
Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore shprehet në Deutsche Welle mbi rritjen e zërave kritikë dhe skeptikëve për marrjen e statusit kandidat në dhjetor.
DW: Zonja Deimel, ju jeni bashkëautore e librit "Urë mbi ujëra të trazuar. Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri". Përse Shqipëria ka ende nevojë për mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmën e tyre, sa herë që ka një krizë politike?
Zhduken flamujt falsë nga institucionet dhe dyqanet, tregtarët: I shitnim prej tri vitesh
Institucionet zëvendësojnë flamujt e deformuar me ata të miratuar me ligj pas debateve në Parlament.
Tregtarët: Na mbaruan ata kinezë, por edhe u paralajmëruam nga policia.
EULEX paraburgos Limajn
EULEX-i kishte zgjedhur vikendin, gjegjësisht ditën e shtunë, që ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij, Naser Shalës, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit t’u shqiptojë masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh.
Fajon: Nga 2013, sërish regjim i vizave për Ballkanin Perëndimor
Eurodeputetja social-demokrate, Tanja Fajon deklaroi sot në Lubjanë se Bashkimi Evropian është duke u përpjekur për gjetjen e “mekanizmit për aplikim të përkohshëm të regjimit të vizave për vendet e treta”.
Sipas agjencise turke Anadollya, Fajon e ka thënë këtë duke folur për mundësitë e rikthimit të regjimit të vizave për shtetet e Ballkanit perëndimor.
