Cërrik, digjet kinemaja 60-vjeçare

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:24

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës kinemanë e qytetit të Cërrikut duke e djegur plotësisht atë.
Zjarri që zgjati rreth 1 orë, shkrumboi gjithçka duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarrfikëset dhe policia e patën të vështirë të vinin nën kontroll flakët për shkak të intensitetit të tyre të ndihmuara edhe nga era.
Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri dhe dëmet janë vetëm materiale. Edhe pse i përmasave të mëdha, zjarri nuk ka rrezikuar ndërtesa të tjera.
Vetëm disa ditë më parë në këtë kinema, Cërriku kremtoi 60 vjetorin e tij si qytet. Kjo ishte edhe ceremonia e fundit e kësaj ndërtese e cila 5 ditë më pas pushoi të ekzistuari.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi plotësisht kinemanë e Cërrikut. Nga hetimet e para mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, gjithsesi po punohet për vërtetimin e shkaqeve dhe dokumentimin e ngjarjes.

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.