Arkiv-Lajme të përditësuara

Përgjimet në Prishtinë, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”

Postuar në 30 Nëntor, 2012 04:08

Telefonatat e zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Hashim Thaçi, janë përgjuar dhe komentet e tyre mbi një eksponent të fuqishëm të kësaj partie, Jakup Krasniqi, janë publikuar në mediat e Kosovës.

Kriza prek edhe depozitat, kreditë katër herë më pak

Postuar në 30 Nëntor, 2012 04:05

Entuziazmi se rritja e depozitave në sektorin bankar vazhdon, duket se do të mbarojë së bashku me vitin 2012. Shifrat e Bankës së Shqipërisë po tregojnë një tjetër realitet ku shqiptarët nuk kanë ç’të kursejnë më, duke mos depozitar më para në bankë. Nga ana tjetër, mosshoqërimi i këtij fenomeni me rritje të konsumit tregon se shkak është rritja e çmimeve.

Por, as kreditimi nuk është në ditët më të lulëzuara dhe 2012-a, ashtu sikurse e pranoi edhe ministri i Financave pak ditë më parë, është viti më i vështirë përgjatë krizës dhe këtë tashmë po e reflekton edhe sektori bankar.

Strategjia elektorale, PS-ja mbledh Kryesinë

Postuar në 30 Nëntor, 2012 04:04

Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e saj për të diskutuar strategjinë e miratuar në Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja behet nen drejtimin e liderit te PS-se, Edi Rama dhe bashke me strategjine mesohet se ne te do te diskutohet, situata politike aktuale.

Ne mbledhjen e saj te fundit, Asambleja e Kombëtare e Partisë Socialiste  miratoi platformën për strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Nishani: E kam gati kryeprokurorin e ri. Martens është mik i gjithë shqiptarëve

Postuar në 30 Nëntor, 2012 04:03

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “Top Story” se mandati i kryeprokurores ka mbaruar dhe se është bërë zgjedhja e kandidaturës zëvendësuese.

Ramushi “ringjall” skenën politike

Postuar në 30 Nëntor, 2012 03:54

Vetëm pak kohë pasi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është liruar nga të gjitha aktakuzat, bashkëpartiakët e tij kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha në skenën politike.

Nënkryetari i parë i kësaj partie, Blerim Shala, është shprehur i sigurt se politikës kosovare do t’i ndryshojë “formacioni”, ndërsa ka pohuar se Haradinaj është i gatshëm që t’i prijë qeverisë, madje edhe me partinë e kryeministrit aktual, Hashim Thaçi.

Mediat greke: Berisha irredentist

Postuar në 29 Nëntor, 2012 17:56

Pas anullimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë për shkak të deklaratës së kryeministrit Berisha, reagimet kanë vazhduar në Greqi në faqet e shtypit grek, si dhe në të gjitha mediat televizive të vendit.

“Tension i befasishëm me Tiranën”, shkruan e përditshmja “Ta Nea”. Në faqen e parë “Kathimerini” ka titull “Referime irredentiste të Berishës”. Gazeta pro-qeveritare “Eleftheros Tipos” e konsideron si “sfidë të pabesueshme” deklaratën e Berishës, sipas të cilit “Shqipëria e Madhe arrin deri në Prevezë”.

Martens hap pritjen shtetërore

Postuar në 29 Nëntor, 2012 17:54

Aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë janë mbyllur me pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave, ku pavarësisht dhjetëra të ftuarve në pritje, kjo nuk e ka penguar fillimin me më shume se një orë vonesë të ceremonisë për shkak të zhvillimit paralelisht të një koncerti në Pallatin e Kongreseve.

Presidenti Nishani në “Top-Story”

Postuar në 29 Nëntor, 2012 17:52

Presidenti i Republikës, Zoti Bujar Nishani, u rikthye në emisionin e përjavshëm “Top-Story” të Sokol Ballës, por në një ambient krejtësisht të veçantë.

Ndryshe nga intervista e tij e parë në ditët pas marrjes së detyrës, e realizuar në studiot e “Top-Channel”, Presidenti u intervistua këtë herë nga selia e tij, në Presidencën e Shqipërisë.

Vetëvritet në shërbim brenda Ministrisë së Mbrojtjes

Postuar në 29 Nëntor, 2012 03:30

Një ushtarak i ka dhënë fund jetës brenda ambienteve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Gëzim Tare, 53 vjec , me detyrë oficer i ndërlidhjes.

Policia bën me dije se ai është vrarë me armën e shërbimit, dyshohet në kushte të depresionit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04.00, kur ai ka qenë me detyrë në turnin e tretë. Po hetimet për zbardhje të detajeve të ngjarjes.

Panorama

Pas bashkimit të Pavarësisë, vjen përçarja e Çlirimit

Postuar në 29 Nëntor, 2012 03:28

Pas festës madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tiranës, Vlorës, gjithë Shqipërinë, Kosovë dhe troje të tjera ku jetojnë shqiptarë, sot rikthehet përçarja e Ditës së Çlirimit.

29 Nëntori është data zyrtare e festimit të kësaj dite, por klasa politike ndan dy qendrime të kundërta, përkatësisht të djathtët e festojnë çlirimin në të njëjtën ditë me Pavarësinë, ndërsa të majtët respektojnë 29 Nëntorin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara