Arkiv-Lajme të përditësuara
Erdogan, presion Berishës për votë pro Palestinës në OKB: Në botë ka shumë frikacakë
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan është përpjekur, por ka dështuar të bindë Shqipërinë që të heqë dorë nga planet për të abstenuar me votën e saj në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kërkesën e Palestinës për status në OKB, duke kërkuar prej kryeministri të saj që të votojë pro kësaj kërkese.
FRD, Biberaj: Qeveria, anti-kombёtare e pseudo-nacionaliste. Ky, dimri i fundit i saj
Qeveri antikombetare e pseudo nacionaliste e ka quajtur sot qeverine Berisha, nenkryetari i FRD-se, Aleksander Biberaj. Ne nje deklarate per mediat, duke theksuar se FRD nuk do te beje koalicion as me PD, PS, apo LSI, ka reaguar per tezat e reja te nacionalizmit, duke akuzuar njeheresh qeverine per deshtimin per te treten here te marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE.
Ai kritikoi sulmet ndaj Brukselit, mungesën e bashkëpunimit me të dhe dështimet e qeverisë që keqpërdoret nga qarqe anti-shqiptare.
Meta, politikës: Votojmë ligjet, jo retorika boshe
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka perseritur thirrjen drejtuar politikes te votoje tre ligjet e kerkuara nga Brukseli dhe te lere menjane retorikat boshe.
Deklarata eshte bere nga Patosi, ku Meta ka zhvilluar nje takim me strukturat e LSI-se, gjate anetaresimit te 125 te rinjve.
“Është e rëndësishme të fillojmë mbarë vitet që vijnë, duke reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar, për të zgjidhur problemet e tyre, për t’i dhënë fund politikave konfliktuale, dhe për ti dhënë fund bllokimeve artificiale”,- tha Meta.
Ekzekutim në Tiranë
Dy vëllezër biznesmenë nga Berati u bënë shënjestër e një atentati të shtunën në mbrëmje në Tirane për pasojë e të cilit, Igli Haxhialiu humbi jetën në vend, ndërsa vëllai i tij ndërroi jetë disa orë më pas në spital.
Ata ndodheshin në bulevardin “Bajram Curri” prane stacionit te fundit te Tiranes se re, kur rreth ores 20 u qelluan me arme zjarri ndersa ndodheshin ne automjetin e tyre.
Shkup, tifozët maqedonas fyejnë shqiptarët
Në Maqedoni po vazhdojnë provokimet e maqedonasve ndaj popullatës shqiptare.
Rreth 20 tifozë të klubit futbollistik “Gjorçe Petrov” të cilët po ktheheshin me autobus nga një ndeshje futbolli kanë fyer rëndë shqiptarët në stacionin e Bit Pazarit.
Ata nga autobusi kanë ofenduar shqiptarët duke i sharë me babë e nënë, flamurin, kombin dhe fenë.
Shitja e Albpetrolit, skadon sot afati i dytë
Llogaritë ligjore tregojnë se sot skadon edhe afati i dytë për shitjen e kompanisë së naftës “Albpetrol”. Në vendimin për privatizimin parashikohej që kontrata e shitjes mes Ministrisë dhe kompanisë duhet të bëhej maksimalisht 60 ditë pas shpalljes së fituesit.
Ramush Haradinaj ka ndryshuar plotësisht
Ramush Haradinajn, dy vitet e fundit të përballjes së tij me Tribunalin e Hagës për herë të dytë, duket se e kanë ndryshuar plotësisht.
Këtë mesazh ai përçoi me t’u kthyer në Prishtinë, derisa e përforcoi sonte gjatë një interviste dhënë dy televizioneve nacionale, RTK dhe RTV21, e ku përballë kishte Kryeredaktorin e RTK’së, Mufail Limanin, atë të RTV21 Eugen Saracinin dhe Drejtorin e Klan Kosova, Baton Haxhiun, nën moderimin e gazetarit Nebih Qena.
100 vjet më të varfërit
Në vitin 1910, sipas revistës prestigjoze "The Economist", të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 per qind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 për qind.
100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Te dhenat e fundit zyrtare te Institutit Europian te Statistikes tregojne se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.
DASH: Zhgënjim që Shqipëria humbi mundësinë e kalimit të ligjeve
Drejtori i zyrës për Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore thotë se mungesa e vullnetit dhe bashkëpunimit politik në Shqipëri, bëri që vendi të humbasë rastin për të plotësuar kriteret që kishte vënë Bashkimi Evropian. Në një intervistë Zërin e Amerikës, një ditë para nisjes për një vizitë disaditore në Shqipëri, diplomati amerikan u bën thirrje partive kryesore politike që të votojnë në parlament tre ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë.
Topi në Gjirokastër: Vriteni frikën, dilni në votimi dhe merrni ndryshimin në dorë
Fryma e Re Demokratike zyrtarizmi degën e saj në Gjirokastër.
Topi uroi sërish nga Gjirokastra si për festën e pavarësisë, ashtu edhe për atë të çlirimit. FRD solli në vëmendje mungesën e pjesëmarrjes në votime, çka sipas zotit Topi, tregon mungesën e besimit tek politika dhe trajtimit jo të drejtë të saj ndaj qytetarëve.
