Shkup, tifozët maqedonas fyejnë shqiptarët

Në Maqedoni po vazhdojnë provokimet e maqedonasve ndaj popullatës shqiptare.
Rreth 20 tifozë të klubit futbollistik “Gjorçe Petrov” të cilët po ktheheshin me autobus nga një ndeshje futbolli kanë fyer rëndë shqiptarët në stacionin e Bit Pazarit.
Ata nga autobusi kanë ofenduar shqiptarët duke i sharë me babë e nënë, flamurin, kombin dhe fenë.
Qytetarët shqiptar kanë reaguar duke dashur t’i zbresin të rinjtë nga autobusi, dhe t’i dorëzojnë në polici. Mirëpo, policia ka ndërhyrë menjëherë duke e mbyllur autobusin ku gjendeshin të rinjtë, duke i shoqëruar ata deri në stacionin policor.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se 20 tifozët maqedonas janë duke e mbajtur në bisedë informative dhe ndaj tyre do të merren masat e parapara me ligj. (INA)
Add new comment