Shitja e Albpetrolit, skadon sot afati i dytë

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 03:49

Llogaritë ligjore tregojnë se sot skadon edhe afati i dytë për shitjen e kompanisë së naftës “Albpetrol”. Në vendimin për privatizimin parashikohej që kontrata e shitjes mes Ministrisë dhe kompanisë duhet të bëhej maksimalisht 60 ditë pas shpalljes së fituesit.

Sot skadojnë këto 60 ditë, duke pasur parasysh se vendimi i qeverisë me përcaktimin “hyn në fuqi menjëherë” është marrë më 3 tetor. Ky është afati i dytë që po skadon, pasi i pari 30-ditor mbaroi pa sukses para një muaji. Nga Ministria e Ekonomisë dje nuk pati asnjë reagim lidhur me përfundimin e afatit dhe vendosjen apo jo të firmave në kontratë. Nuk pati reagim edhe pas insistimit të madh të gazetës dhe bisedave të saj me ministrin Haxhinasto dhe zv.ministrin Sokol Dervishaj.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.