Arkiv-Lajme të përditësuara
Haradinaj, të hënën në Tiranë i ftuar nga Berisha, AAK: Pritje me protokoll
Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri gjatë ditës së hënë. Lajmin e kane bere publik mediat e Kosoves, duke iu referuar Ernest Lumes, zyrtar për informim në AAK. Ai e ka konfirmuar lajmin për ORAinfo, duke shtuar se Ramush Haradinajt do t’i bëhet një pritje me protokoll të lartë të shtetit shqiptar.
Berluskoni nuk tërhiqet: Hyj në garë për të fituar
Pavaresisht gjithckaje qe eshte thene duket se Silvio Berluskoni nuk ka ndermend te terhiqet nga kandidimi per kryeminister.
Se paku kete le te kuptohet prej asaj qe ai ka deklaruar sot. “Hyj ne gare per te fituar’ -ka thene lideri i Pdl, gjate stërvitjes të klubit të tij futbollistik AC Milan.
“Fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë. Edhe kur merresha me sport, punoja, studioja, nuk kam hyre kurre ne nje gare per te marre nje pozicion te kenaqshem, por gjithnje per te fituar”- ka thene ai.
Varfëria ekstreme në Bulqizë
“Herë kemi, herë s’kemi. Dhe ushqimet nuk janë edhe aq të mirë. Unë nuk mund të ha groshë përditë. I lutem shtetit, i bëj një thirrje të na ndihmojë, të vërë dorën në zemër sepse ne jemi kaq të varfër sa nuk kemi nga të shkojmë. Herë me bukë, herë pa bukë”.
Familja e kësaj vajze 9-vjeçare me tre vëllezërit dhe dy prindërit është në ekstremin e varfërisë. Ata jetojnë në qytetin e Bulqizës, vetëm 50 metra larg stoqeve të kromit ku shumëkush fiton miliona euro, por asgjë nuk shërben nga këto para që dalin nga nëntoka për të ushqyer dhe rritur këta fëmijë.
Rezultatet e Censusit: 83% shqiptarë, 0.87% grekë, myslimanë 57.1%
INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga regjistrimi i popullsisë. Paraprakisht janë bërë të ditura në mënyrë jozyrtare përfundimet e “Censusit 2011”, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja. Në formularin e Censusit, pyetjes që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka pasur debate të vazhdueshme. Në Census, 0.87% kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.
Marku: Premtimet e rreme për Shqipëri etnike, poshtërsi e marrëzi
Marrëzi ose poshtërsi! Kështu i cilëson deputeti i PD-së, Mark Marku premtimet e rreme për krijimin e një Shqipërie etnike. “Serbia e Millosheviçit mendoj se është një shembull i mjaftueshëm për ta konkretizuar rrezikun e një aventure nacionaliste”, – pohon ai, i kujdesshëm në theksimin e diferencës mes tezës së relativizimit të kufijve të Kryeministrit nga retorika e atyre që Marku i quan “liderë qesharakë të partive inekzistente”.
Topalli nuk votoi Adriatik Llallën
Prokurori i ri i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të nisë punën me votën abstenim të opozitës, që nuk kundërshton emrin e propozuar nga Presidenti, por kohën e ardhjes së dekretit, dhe me votën pro të mazhorancës. Por, jo të të gjithë mazhorances...
Në një votim që, në fakt, kapërceu numrat e deputetëve të koalicionit qeveritar, për shkak të votave pro të Vangjel Dules dhe Kastriot Islamit, mbështetja e të cilëve nuk ishte surprizë.
Tezat e Berishës shqetësojnë BE
Deklaratat e fundit të Kryeministrit Sali Berisha me tone nacionaliste nuk janë pritur mirë në Bruksel.
Keqardhja apo shqetësimi nga retorika nacionaliste është kthyer tashmë në një amendament për rezolutën e Parlamentit Europian, e cila votohet të mërkurën e javës që vjen, dhe sipas burimeve diplomatike të Top Channel në Bruksel ky shqetësim pritet të përfshihet edhe në konkluzionet e Ministrave të BEsë për Shqipërinë.
Panariti: Biseda me Avramopulos për Çamërinë
Ministri i Jashtëm: Çështja e kufijve, e mbyllur. Ministri grek më tha: Shtro në tavolinë çfarëdo çështjeje. Në mars do shkoj në Serbi”.
‘Ekonomia rrezikohet nga shpenzimet në zgjedhje’
Pas vlerësimit të “Moody’s”, për Shqipërinë vjen edhe vlerësimi i agjencisë tjetër për riskun e kreditit, “Standard & Poor’s”. Jo rastësisht theksi vihet te zgjedhjet e 2013-s, duke i cilësuar ato si një test që nuk duhet të neglizhohet.
Rama: Do t'i mbrojmë votat
Partia Socialiste ka nisur një tur analizues nëpër disa qytete të Shqipërirë nga ku do të tregohet mekanizmi se si janë vjedhur zgjedhjet e 2009-s, me qëllim parandalimin e çdo tentative për të vjedhur përsëri në zgjedhjet e Qershorit 2013-ë.
“I quajtur forumi i zgjedhjeve”, PS e hapi siparin e këtyre takimeve nga qyteti i Lezhës. Edi Rama e quajti çështjen e zgjedhjeve si tema e temave për PS, me qëllimin final lirinë dhe fitimin e tyre duke garantuar shqiptarët se Sali Berisha dhe njerëzit e tij nuk do të mund të prekë kutitë e votimit.
