Arkiv-Lajme të përditësuara
PE voton rezolutën për Shqipërinë
Parlamenti Europian votoi në seancë plenare rezolutën për Shqipërinë ku bëhet thirrje për dhënien sa më të shpejtë të statusit kandidat, nëse plotësohen 3 kushtet.
Në rezolutë ndër të tjera PE thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe depolitizimit të administratës publike.
Zgjedhjet e vitit të ardhshëm konsiderohen si një test pjekurie për demokracinë e vendit. Rezolutat e Parlamentit Europian janë këshillimore e nuk kanë fuqi vendimarrëse për zgjerimin e BE-së.
Haradinaj takon Kurtin
Për më shumë se 1 orë ka zgjatur një takim i dy liderëve opozitarë Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndasia e madhe mes Kurtit e Haradinajt janë qendrimet qendrimet e tyre karshi zhvillimeve politike e ekonomike në Kosovë. Ndërsa Kurti i ka bërë ftesë Haradinajt për t’u bashkuar rreth misionit për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Thaçi, Haradinaj i ka thënë Kurtit se qëllimi i tij është afrimi me partinë në pushtet në dobi të shtetit.
Kriza, buxheti shkurtim 157 milionë USD
Zakoni i makijazhit të dështimit me buxhetin e shtetit është përsëritur edhe këtë vit. Qeveria miratoi dje aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2012, duke ulur rreth 230 milionë USD të ardhurat dhe rreth 157 milionë USD shpenzimet.
Diferenca, ashtu siç pritej, është marrë nga borxhi, i cili këtë vit pritet të jetë 72 milionë USD më i lartë sesa parashikimi. Kriza ekonomike, edhe pse mundohet të fshihet nga zyrtarët, është pasqyruar qartë zyrtarisht në ndryshimet e buxhetit.
Censusi, Pollo: Asnjë surprizë rreth etnisë. Sharlatanët shëtitës e morën përgjigjen
INSTAT ka publikuar sot rezultatet e CENSUS-it. Ministri i Teknologjise dhe Invovacionit, gjate fjales se tij ne kete konference ka deklaruar se rezultatet e tij dhe besimi te liria e te anketurave i dhane pergjigje sharlataneve shetites.
Bankat , fajtore pse janë fitimprurëse?
nga Ersuin SHEHU
Gjatë muajve të fundit sistemi bankar është përballur me ankesa publike, kryesisht nga përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe nga publiku i gjerë, që shprehen se bankat
Vetro Energy konfirmon pagesën 170 mln euro
Kompania amerikane fituese në tenderin për privatizimin e gjigandit të naftës Albpetrol, “Vetro Energy” ka kryer pagesën e 20 % të garancisë së kontratës. Kompania ka deklaruar se është bërë pagesa prej 170 milionë euro e kërkuar si garanci e kontratës.
21 janari, Gjykata: Riverifikim ekspertizës së Çardakut
Gjykata ka vendosur riverifikimin e ekspertizes se bere nga eksperti mjeko ligjor Ndoc Çardaku per 21 janarin, i cili rikonfirmoi se Ziver Veizi u vra në një plumb rikoshet gjatë demonstratës së 21 janarit 2011.
Prokurori i ceshtjes ka deklaruar se ai nuk ka pergatitjen e duhur per kete, ka dale jashte komopetences se tij dhe ka kerkuar riekspertim te ceshtjes.
Rama: Ja 5 pikat për të nxjerrë fermerët nga kriza
“Po vazhdoi kështu ne u mbytëm fare” ky ishte mesazhi që kreu opozitës Edi Rama mori nga tregtarë e prodhimeve bujqësore, në një prej tregjeve me shumice të produkteve bujqësore në Lushnjë.
Një grup tregtarësh i pohuan Edi Ramës rënien dramatike të fuqisë blerëse, të cilës i bashkohen edhe çmimet e larta të naftës, të plehrave kimike, dhe në përgjithësi të të gjithë inputeve bujqësore.
Të gjithë fermerët që takon kreu i opozitës në këtë treg ngrejne shqetësimin e çmimet e rritura të naftës, të plehrave dhe të farërave, te cilat rrisin kostot.
PS: Berisha përgjegjës për dështimin
Opozita deklaron se për dështimin e statusit ka vetëm një fajtor dhe ai është Kryeministrit me Qeverinë e tij.
Berisha: Rama ia arriti qëllimit të tij
Kryeministri Sali Berisha nuk duket se ka ndërmend t'i bëjë më thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama, për votimin e tre ligjeve, që ishin kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kur vendet anetare bene te qarte, se do te rishikojne vendimin e tyre sapo Komisioni Europian te raportoje nje situate te re nga Shqiperia, Kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se zoti Rama nuk do te lejoje Partine Socialiste te votoje ligjet e kerkuara derisa te zhvillohen zgjedhjet.
