Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Statusin do ta marrim pas zgjedhjeve të ’13

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 16:38

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e cilësoi një lajm keq përgjigjen e mundshme negative të ministrave të BE-së për statusin e vendit kandidat për vendin tonë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, gjetë konferencës për shtyp me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Rama tha se Shqipëria do ta marrë statusin pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Lajçak: Shqipëria, progres të kufizuar

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 16:35

Miroslav Lajçak, ish-i dërguari i veçantë i Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton në Shqipëri pas ngjarjeve të 21 janarit, sot ministër i Jashtëm i Sllovakisë, vlerëson se vendi ka bërë progres të kufizuar.

Në një intervistë për TCH, kryediplomati sllovak shton se përveç reformave, zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kenë një ndikim shumë të rëndësishëm për aspiratat europiane të vendit.

Shqipëria nuk e merr statusin

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 16:33

Pa surpriza, Shqipëria nuk pritet të marrë përgjigje pozitive për statusin kandidat të martën, gjatë vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çështjet e përgjithshme.

Top Channel siguroi draft-konkluzionet për vendin, të miratuara në nivel ambasadorësh të premten e kaluar në Bruksel, ku fillimisht mirëpritet progresi i shënuar nga vendi, falë dialogut të përmirësuar mes qeverisë dhe opozitës.

Bruksel, diskutohet për statusin e vendit kandidat

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:13

Në Bruksel pritet te mblidhen sot ministrat e Jashtëm të BE-së, ku mes diskutimesh te tjera do te jene edhe ato për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Pas ketij takimi dhe sugjerimeve qe do te dalin prej tij, do te mbahet samiti i ardhshëm i BE-se, por sipas te gjitha mundesive vednit tone nuk do t’i jeper statusi i vendit kandidat.

Vetem pak dite me pare EurActiv, duke iu referuar burimeve diplomatike raportoi se ministrat e BE nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat

Gjanica përmbyt Fierin

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:11

hirat e rrëmbyeshem të një nate më parë kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Fierit.

Dhjetëra shtëpi dhe njësi shitjeje janë përmbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm  në lagjet Kongresi i Përmetit, 1 maji dhe lagja “Liri”, si pasojë e vërshimit të lumit Gjanica.

Niveli i ujit brenda banesave ka kaluar 50 cm duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Maqedoni, incidente të rënda mes tifozëve

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:09

Incidente te rënda ndërentike të tifozëve të skuadrës Tetekst kanë ndërprerë ndeshjes mes këtij ekipi dhe skuadrës shqiptare të Shkëndijes.

Tifozët maqedonas të skuadrës Teteks lëshuan thirrje antishqiptare dhe dogjën flamurin shqiptar në këtë sfidë. Për të fyer shqiptarët, tifozëve të Teteksit u kishin ardhur në ndihmë edhe fansat e Vardarit të njohur me emrin 'Komitet' dhe tifozë të skuadrave të tjera maqedonase.

Ngricat, probleme në rrugë

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:08

Mëngjesi i sotëm ka sjellë jo pak probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugë për shkak të ngricave dhe akullit.

Pas një dite me reshje shiu dhe dëbore, pothuajse i gjithë vendi sot është zgjuar me ngrica. Raportohet se akset në veri të vendit, në Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Bulqizë kanë më shumë probleme.

Ngricat kanë përfshirë edhe zonën e Librazhdit dhe Elbasanit. Raportohen vështirësi në lëvizje në Rrugën e Kombit, në aksin Tiranë-Peshkopi.

Prani akulli ka edhe në rrugën Tiranë-Elbasan, në zonën e Gracenit në qafën e Krrabës.

Topi: Pas qershorit 2013, PD do jetë në opozitë dhe në krizë të thellë

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:05

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kreu i FRD-së, Bamir Topi, shprehet se nuk përfaqëson opozitën formale, por një parti politike me përcaktim të qartë në opozitë me pushtetin aktual dhe modelin e saj simetrik në opozitë.

Ministria e Jashtme Greke: Nuk ekziston çështja çame, nëse ka pakënaqësi drejtohuni gjykatave greke

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:34

Athina zyrtare ka deklaruar prerë se për Greqinë nuk ekziston çështja çame. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, ka deklaruar se kushdo mendon se ka ndonjë problem mund t’i adresohet drejtësisë greke. Madje sipas tij, ministri Dimitris Avramoupolos ia ka bërë të qartë këtë çështje edhe autoriteteve shqiptare.

“Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk ekzistojnë çështje të tilla; çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”, ka thënë Delavekuras.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor betohen përpara presidentit Nishani

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:33

Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit u betuan sot paradite para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së dhe të Kabinetit të Presidentit si dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara