Ngricat, probleme në rrugë

Mëngjesi i sotëm ka sjellë jo pak probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugë për shkak të ngricave dhe akullit.
Pas një dite me reshje shiu dhe dëbore, pothuajse i gjithë vendi sot është zgjuar me ngrica. Raportohet se akset në veri të vendit, në Shkodër, Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Bulqizë kanë më shumë probleme.
Ngricat kanë përfshirë edhe zonën e Librazhdit dhe Elbasanit. Raportohen vështirësi në lëvizje në Rrugën e Kombit, në aksin Tiranë-Peshkopi.
Prani akulli ka edhe në rrugën Tiranë-Elbasan, në zonën e Gracenit në qafën e Krrabës.
Vonesa dhe vështirësi në lëvizje për mjetet e mëdha janë vërejtur edhe në Qafë-Thanë dhe Qafë-Plloçë ku edhe një ditë më parë dhjetëra mjete të rënda e kishin të pamundur lëvizjen për shkak të akullit.
Top channel
Add new comment