Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkodër, nisin përmbytjet

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 02:14

Më në brendësi të Nënshkodrës, në vendin e quajtur Ura e Gjo Lulit, pamja e fushave të ngjason me një liqen të madh. Bëhet fjalë për zonën më ulët të Nënshkodrës dhe si e tillë, në raste reshjesh shiu, kullimi i ujit është tepër i vështirë.

Ky territor prej dhjetra hektarësh që është nën ujë është zonë e katër komunave në kufi me njëra-tjetrën Dajçi, Bushati, Bërdica dhe Velipoja.

Zgjedhjet parlamentare më 23 qershor

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 02:12

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar të hënën mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare më datë 23 qershor 2013, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të Presidencës.

Në njoftimin në fjalë sqarohet se, dekretimi është bërë në bazë të neneve 92 (shkronja “Gj”) dhe 93 të Kushtetutës së vendit, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 të ligjit 10019 të Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet për Kuvendin do të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e zyrës së zotit Nishani.

Banorët në Topojanin e Flamurit jo vetëm që s’janë shtuar, por duan të largohen të gjithë nga varfëria

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 02:09

Një reportazh i Top Channel sjell një panoramë të zymtë nga komuna e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka. Topojani i Kukësit mund të jetë komuna më e varfër në vend, ku tek tuk has ndonjë shtëpi. Edhe ata që kanë mbetur duan të ikin. Por Flamuri e ka bërë atë komunën me më shumë banorë të kthyer për të jetuar

Rishpërndarja e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013 ka ndezur një përplasje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

AK: Berisha të kërkojë falje për marrëveshjen detare me Greqinë

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 13:52

Pas deklaratës së kryeministrisë se mbledhja e radhës së qeverisë do të zhvillohet në Vlorë, ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi. Sekretari i Përgjithshëm i AK-së, Prof.Myslim Pashaj, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar nga kryeministri Berisha që para se të zhvillojë mbledhjen në Vlorë, t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve për marrëveshjen detare me Greqinë.

Lezhë, përmbyten 1550 ha tokë nga reshjet

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 13:50

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së shkuar dhe ditë së sotme kanë bërë që dhjetra shtëpi në zonat përreth Lezhës rrethohen nga uji.

Në një njoftim të fundit të Shtabit të Emergjencave thuhet se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 1500 ha. Nga këto 300 ha kanë ujra sipërfaqësorë, ndërsa pjesa tjetër është përmbytur plotësisht.

Përmbytjet erdhën si pasojë e reshjeve por edhe mungesës së energjisë në hidrovorin e Tales, që e vështirësoi situatën kryesisht në disa fshatra.

41% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet janë vendimtare për në BE

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 13:49

Shumë prej institucioneve ndërkombëtare janë shprehur se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë vendimtare për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

Shqipëria: Hetim Karla del Pontes

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:35

Duke përshëndetur edhe një herë vendimin e pafajësisë për herë të dytë të Ramush Haradinajt nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, qeveria shqiptare ka paralajmëruar ndërmarrjen e një akti të paprecedentë.

Slloveni, Pahor fiton zgjedhjet presidenciale

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:34

Ish-kryeministri Borut Pahor fitoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk, në sfondin e një krize ekonomike dhe të një pakënaqësie popullore në rritje.

Sipas sondazheve, Pahor ka marrë 67% të votave dhe rivali i tij 33%, ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë më e ulët sesa në raundin e parë.
 
Sllovenia iu bashkua Eurozonës në 2007-tën, kur u konsiderua dhe një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë të bllokut, por është goditur keqas nga kriza financiare globale për shkak të varësisë së saj të madhe nga eksportet.

Kombinati sërish pa drita

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:32

Zona e Kombinatit në kryeqytet sërish ka probleme me mungesën e energjisë elektrike.

E gjithë zona është në një “black-out” prej katër ditësh. Pamjet që po ndiqni në ekran janë regjistruar mbrëmjen e sotme nga kameramani ynë.

Kjo zonë e kryeqytetit, kohët e fundit, ka pasur probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike.

Ndërprerja e energjisë ka bërë që banorët javë më parë të hidheshin në protesta, mandje të bllokonin edhe rrugën kryesore, duke djegur edhe kazanet e plehrave dhe gomat e makinave.

Skenare destabilizimi në Maqedoni?

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 12:58

Portal OhridSkaj nga agjencët e huaja të sigurisë ka mësuar se qarqe të caktuara serbe në Shkup janë aktivizuar me qëllim për të shkaktuar dhe krijuar probleme ndëretnike në Maqedoni.

Sipas portalit, këto struktura “marin dhe shfrytëzojnë logjistikën nga qeveria, nga njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, kurse qëllimi përfundimtar është tensionimi i marëdhënieve ndëretnike, me çka do të vihej në pikëpyetje edhe federalizim dhe ndarja e Maqedonisë, e cila do të rrezikonte çështjen e mbijetesës së Kosovës dhe Bosnjës”./Almakos

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara