Skenare destabilizimi në Maqedoni?

Portal OhridSkaj nga agjencët e huaja të sigurisë ka mësuar se qarqe të caktuara serbe në Shkup janë aktivizuar me qëllim për të shkaktuar dhe krijuar probleme ndëretnike në Maqedoni.
Sipas portalit, këto struktura “marin dhe shfrytëzojnë logjistikën nga qeveria, nga njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, kurse qëllimi përfundimtar është tensionimi i marëdhënieve ndëretnike, me çka do të vihej në pikëpyetje edhe federalizim dhe ndarja e Maqedonisë, e cila do të rrezikonte çështjen e mbijetesës së Kosovës dhe Bosnjës”./Almakos
Rikthehen thirrjet anti-shqiptare në Maqedoni
Tifozët e skuadrës së Vardarit në Shkup, të njohur si “Komitët”, bënë një thirrje për bashkimin e gjithë tifozëve të etnisë maqedonase kundër shqiptarëve, raportoi ditën e dielë portali “Telegrafi”.
Thirrjes së tyre u janë përgjigjur pozitivisht me koreografi të ndryshme anti-shqiptare dhe thirrje për bashkim tifozët e skuadrës së basketbollit “MTZ Skopje” dhe disa grupe të tjera tifozerish në vend.
Mbrëmjen e së shtunës, gjatë ndeshjes së basketbollit në të cilën luante ekipi i MTZ-së, tifozët realizuan kore anti-shqiptare, si “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” apo “dhoma gazi për shiptarët”.
“Maqedonia është e maqedonasve dhe përgjithmonë kështu do të jetë, nga të gjithë do të ruajmë, të gjithë armiqtë do t’i dëbojmë”, shkruhej në një sllogan të shfaqur në pallatin e sportit.
“Të gjithë të bashkuar kundër të mallkuarve shqiptarë. Gjithmonë maqedonas, Shkupi, Gostivari, Tetova, Dibra, Struga”, ishte slogani i shkruar nga tifozët maqedonas.
Një nismë e tillë parapriu një incident ndëretnik të dielën në Shkup, kur një autobus me udhëtarë shqiptarë u sulmua nga tifozët maqedonas në Shkup.
Autoritetet nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për këtë ngjarje, që rrit tensionet në fqinjin tonë lindor.
Shqip
Add new comment