41% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet janë vendimtare për në BE

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 13:49

Shumë prej institucioneve ndërkombëtare janë shprehur se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë vendimtare për vazhdimin e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimit Evropian.

Po çfarë mendojnë shqiptarët? Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me qendër në Tiranë “Perspektiva europiane e Shqipërisë – perceptime dhe realitete 2012″ del se vetëm 41 përqind e shqiptarëve vlerësojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si vendimtare për integrimin. 44 përqind e shqiptarëve mendojnë se politika është një faktor kyç për integrimin, ndërsa 40 përqind shikojnë ekonominë si të tillë.

Ndërkaq, mbështetja e shqiptarëve ndaj BE-së mbetet e madhe, madje ka pësuar rritje. Shumicë dërmuese, 86.5 përqind votojnë pa asnjë mëdyshje në mbështetje të anëtarësimit të vendit në BE. Krahasuar me të dhënat e një vit më parë, niveli i mbështetjes është 6 përqind më i madh për “ëndrrën europiane”.

Kampioni për nxjerrjen e rezultateve përbëhej nga 1200 të intervistuar në 10 qytete të Shqipërisë.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.