Lezhë, përmbyten 1550 ha tokë nga reshjet

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së shkuar dhe ditë së sotme kanë bërë që dhjetra shtëpi në zonat përreth Lezhës rrethohen nga uji.
Në një njoftim të fundit të Shtabit të Emergjencave thuhet se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 1500 ha. Nga këto 300 ha kanë ujra sipërfaqësorë, ndërsa pjesa tjetër është përmbytur plotësisht.
Përmbytjet erdhën si pasojë e reshjeve por edhe mungesës së energjisë në hidrovorin e Tales, që e vështirësoi situatën kryesisht në disa fshatra.
Po sipas shtabit të emergjencave energjia elektrike është rikthyer në hidrovor rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Panorama
Add new comment