Kombinati sërish pa drita

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:32

Zona e Kombinatit në kryeqytet sërish ka probleme me mungesën e energjisë elektrike.

E gjithë zona është në një “black-out” prej katër ditësh. Pamjet që po ndiqni në ekran janë regjistruar mbrëmjen e sotme nga kameramani ynë.

Kjo zonë e kryeqytetit, kohët e fundit, ka pasur probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike.

Ndërprerja e energjisë ka bërë që banorët javë më parë të hidheshin në protesta, mandje të bllokonin edhe rrugën kryesore, duke djegur edhe kazanet e plehrave dhe gomat e makinave.

Me banorët e Kombinatit në këto protesta janë bashkuar edhe deputetët socialistë si edhe drejtuesit vendorë. Por duket se historia me ndërprerjen e energjisë në këtë zonë të kryeqytetit është përsëritur sërish.

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.