PS: Berisha përgjegjës për dështimin

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 12:14

Opozita deklaron se për dështimin e statusit ka vetëm një fajtor dhe ai është Kryeministrit me Qeverinë e tij.

Partia Socialiste reagoi pas akuzave të Berishës duke thënë se nga 12 detyra shtëpie, që la Bashkimi Europian Qeveria realizoi vetëm 4 dhe ato falë ndihmës së opzitës.
 
"Brukseli i kishte lënë Shqipërisë 12 detyra shtëpie. Nga këto,falë kontributit të opozitës janë përmbushur vetëm katër, tetë detyra shtëpie kryekëput përgjegjësi e qeverisë vazhdojnë të mbetet të papërmbushura. Bashkimi Europian kërkon që ligjet të respektohen dhe të zbatohen, jo vetëm të ekzistojnë në letër, kërkesë kjo që përputhet

 

plotësisht me qëndrimin e opozitës. Bashkimi Europian kërkon me ngulm që zyrtarët e lartë të korruptuar të shkojnë përpara drejtësisë sic ndodhi në Kroaci, në Malin e Zi, në Bullgari apo edhe në Rumani. Ndërkohë vendi ynë, nën drejtimin e Sali Berishës ka Qeverinë më të korruptuar në Europë, sipas 'Transparency International'. Bashkimi Europian, i përcakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si një test për Shqipërinë, një test të cilin ose do e kalojmë ose do të ngelim", tha Milena Harito, anëtare e grupit të punës për programin për një Rilindje Shqiptare.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.