Meta, politikës: Votojmë ligjet, jo retorika boshe

Postuar në 02 Dhjetor, 2012 12:52

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka perseritur thirrjen drejtuar politikes te votoje tre ligjet e kerkuara nga Brukseli dhe te lere menjane retorikat boshe.

Deklarata eshte bere nga Patosi, ku Meta ka zhvilluar nje takim me strukturat e LSI-se, gjate anetaresimit te 125 te rinjve.

“Është e rëndësishme të fillojmë mbarë vitet që vijnë, duke reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar, për të zgjidhur problemet e tyre, për t’i dhënë fund politikave konfliktuale, dhe për ti dhënë fund bllokimeve artificiale”,- tha Meta.

Sipas tij, sfida e LSI-së është përkrahja e biznesit fason, të atij të mesëm dhe të vogël.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.