Ekzekutim në Tiranë

Dy vëllezër biznesmenë nga Berati u bënë shënjestër e një atentati të shtunën në mbrëmje në Tirane për pasojë e të cilit, Igli Haxhialiu humbi jetën në vend, ndërsa vëllai i tij ndërroi jetë disa orë më pas në spital.
Ata ndodheshin në bulevardin “Bajram Curri” prane stacionit te fundit te Tiranes se re, kur rreth ores 20 u qelluan me arme zjarri ndersa ndodheshin ne automjetin e tyre.
Policia, pas disa oresh e arrestoi Ardian Ndreka per te cilin policia dyshon se eshte autori. Nga informacionet e para mesohet se dinamika e ngjarjes ka qene shume e shpejtë.
Viktimat ishin duke udhetuar me automjetin e tyre kur jane qelluar. Mbetet e paqarte per momentin nese autori i dyshuar i vrajses Ardian Ndreka ka hipur ne makine nga ku edhe ka kryer krimin apo ai ka shtene disa here ne drejtim te tyre nga jashte automjetit.
Disa orë pas vrasjes së dyfishtë, Ndreka është prangosur në afërsi të Mamurrasit. Grupi i hetimit per te patur nje panorame te qarte te ngjarjes ka marre edhe filmimet e disa kamerave te sigurise te nje dyqani celularësh, perpara te cilit ndodhi ekzekutimi.
Po ashtu mesohet se nga veprimet e para hetimore policia ka mundur te siguroje dy deshmi teper te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes nga dy kalimtare te cilet momentin e krimit kane qene ne pritje te autobuzit.
Ne vendin e ngjarjes ndodhen tre banka qe kane sistem kamerash te cilat u verifikuan nga ana e policise. Policia deri ne mesnaten e se shtunes nuk kishte ende nje version se cili ishte shkaku i kesaj ngjarje te rende.
Top-channel
Add new comment