Arkiv-Lajme të përditësuara
Ministria e Mbrojtjes: I kemi shitur armë KABILËS, nuk ka gjë të paligjshme
Para pak kohësh, një revistë e rëndësishme amerikane shkruante se si kandidati republikan, Mitt Romney, kishte si kryestrateg një person të quajtur Stuart Stevens, që kishte ndihmuar të vinin në pushtet dy diktatorë, Sali Berishën e Shqipërisë dhe Jozef Kabilën e Kongos.
Edhe pse në fakt janë të ngjashëm, paskan edhe një lidhje. Shqipëria i paska shitur armë këtij diktatori afrikan. Ministria e Mbrojtjes reagoi ndaj kronikave të mediave të huaja, që tregojnë armët shqiptare në duart e rebelëve kongolezë.
Bujar Nishani: Listë e gjatë për Prokurorin e ri, dekreti, çështje ditësh
Intervistoi: Sonila Meço/ ABC NEWS
Mund të zbuloni paraprakisht, në vigjilje të 28 Nëntorit, axhendën tuaj, ku do të jeni më datë 27, 28 Nëntor?
Përurohet monumenti i Hasan Prishtinës, Jahjaga: Nderim ideologut të madh të bashkimit
Perurohet ne kryeqytet shtatorja e Hasan Prishtines. Ne nje ceremoni te vecante, ne prani te Presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga, kryeministrit te vendit, Berisha, kryeparlamentares, Topalli, kreut te bashkise, Basha e te tjere perfaqesues te larte eshte bere perurimi i monumentit.
Shtatorja eshte vendosur ne ambientin para Muzeut Historik Kombetar, ne vleresim te kontributit te madh te tij ne pavaresine e shtetit shqiptar.
Rama: PD, propagandë për të budallallepsur kë të mundet
Propagande per te budallallepsur ke te munden e ka quajtur kreu i PS-se, deklaraten e bere nga kryeparlamentarja Topalli, per mosvotimin e tre ligjeve te KE-se dhe me heret te Berishes per bllokim.
Ne reagimin e tij pas fjales se Topallit, Rama ka shkruar ne profilin e tij ne Twitter se se fundi ka qene vete Parlamenti Europian qe ka nenevizuar qarte ate qe PS e thote prej me shume se nje viti.
“Propagande per te budallallepsur ke te munden! Parlamenti Europian foli qarte e nenvizoi nje me nje cfare thote PS prej me shum se nje viti”- shkruan Rama.
Panorama
Shpërndarja e mandateve, rrëzohet projekt-akti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi parimisht aktin për rishpërndarjen e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme legjislative.
Projekt-vendimi që kërkonte shumicën e cilësuar të votave të anëtarëve të KQZ-së nuk u votua nga anëtarët. Sipas dy anëtarëve që kundërshtuan aktin, Albana Shtylla dhe nënkryetarin Denar Biba, Ministria e Brendshme nuk u dorëzoi materialin e kërkuar në letrën e dërguar këtij institucioni. Zoti Biba tha se KQZ mund të marrë të dhënat individuale si institucion me një kërkesë pran MB-së.
Shpërndarja e reklamës shtetërore
Bashkimi Europian i është përgjigjur shqetësimit të ngritur nga Top Channel në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së reklamave shtetërore. Në një letër në emër të Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, nënvizon fillimisht rëndësinë e lirisë së medias si element kyç i fushës së sundimit të ligjit.
Ambasadorët: Plotësoni kushtet
Qeveritë europiane janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet në Tiranë që lidhen me proceset integruese për të formuar më pas qëndrimet e tyre të cilat do të përkthehen me votë pro apo kundra rekomandimeve të 10 Tetorit nga Komisioni Europian.
Nicholas Cannon, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë për Top Channel se Ministria e Jashtëme britanike Foreign Office ende nuk e ka një qëndrim por gjithçka lidhet me zhvillimet në Shqipëri.
Rikthehen grabitjet e dhunshme në kryeqytet
Rikthehen sërish grabitjet e dhunshme në kryeqytet. Pak minuta më parë në zonën e “9-katësheve” dy të rinj me motor i kanë grabitur një gruaje çantën.
Mësohet se dy personat, ende të paidentifikuar kanë marrë çanten dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gruaja e grabitur nuk ka pësuar dëmtime. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Panorama
Rishpërndarja e mandateve, dështon mbledhja e KQZ. PS, kundër. Biba: S’morëm informacion nga MB
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve nuk ka kaluar dot ne parim projektligjin per rishperndarjen e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e 2013-s, pasi opozita ne Komision ka votuar kunder.
Mbledhja ka nisur me argumentimin e nenkryetarit Denar Biba per voten kunder, per shkak te mungeses se informacionit nga Ministria e Brendshme.
KQZ kishte programuar sot në axhendë votimin e projektvendimit, për të shtuar një mandat në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe heqjen e një mandati në qarkun e Beratit dhe në atë të Korçës.
Karikatura e gazetës NY Times: Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prestigjiozja amerikane New York Times ka botuar një karikaturë të sajën, me titullin: “Askush nuk mund t’i ndajë shqiptarët”.
Një gjetje interesante, ku shihet shqiponja dykrenore e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe disa njerëz që përpiqen ta bashkojnë atë në mes.
Tema
