Ambasadorët: Plotësoni kushtet

Qeveritë europiane janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet në Tiranë që lidhen me proceset integruese për të formuar më pas qëndrimet e tyre të cilat do të përkthehen me votë pro apo kundra rekomandimeve të 10 Tetorit nga Komisioni Europian.
Nicholas Cannon, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë për Top Channel se Ministria e Jashtëme britanike Foreign Office ende nuk e ka një qëndrim por gjithçka lidhet me zhvillimet në Shqipëri.
“Në fakt pozicioni është ai që ka qënë edhe më parë. Komisioni ka vendosur kriteret që duhen për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ne shpresojmë që Shqipëria t’i plotësojë ato sa më parë që të jetë e mundur. Siç e dimë Komisioni ka dhënë një rekomandim pozitiv dhe autoritet e vendit tim në Londër janë duke i parë ato. Në të njëjtën kohë janë duke u parë edhe lëvizjet e fundit të palës shqiptare, për të cilat jemi duke pritur të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht më shumë punë duhet bërë në realizimin e tre ligjeve të mbetura. Ne jemi duke pritur atë cfarë do të thotë Komisioni Europian në raport për këto cështje. Kur kjo të ndodhë ministrat e mi në Londër do të kenë një qëndrim. Por më jo parë. Dua ta rikethksoj se në jemi duke pritur raportin e ardhshëm të Komisionit ku do të përfshihen edhe ligjet e mbetura pa votuar. Atëherë do të jetë momenti kur do të formojmë qëndrimin tonë”, thotë Cannon.
Mads Sandau Jensen ka pak kohë që është emëruar ambasador i Mbretësisë së Danimarkës në vendin tonë. Sipas tij vota e Danimarkës do të përkojë me realizimin e detyra të shtëpisë të lëna nga Komisioni Europian.
“Ne nuk kemi një qëndrim tonin përfundimtar. Me shumë gjasa, do të ndjekim rekomandimet e komisionit. Shqipëria duhet patjetër të plotësojë këto rekomandime të vendosura nga komisioni. Kjo ska asnjë mëdyshme. Nëse ato plotësohem unë ju them se nuk do të jem nervoz”, tha Jensen.
Top-channel
Add new comment