Përurohet monumenti i Hasan Prishtinës, Jahjaga: Nderim ideologut të madh të bashkimit

Perurohet ne kryeqytet shtatorja e Hasan Prishtines. Ne nje ceremoni te vecante, ne prani te Presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga, kryeministrit te vendit, Berisha, kryeparlamentares, Topalli, kreut te bashkise, Basha e te tjere perfaqesues te larte eshte bere perurimi i monumentit.
Shtatorja eshte vendosur ne ambientin para Muzeut Historik Kombetar, ne vleresim te kontributit te madh te tij ne pavaresine e shtetit shqiptar.
Kreu i qeverise, Sali Berisha dhe presidentja e Kosoves, Jahjaga kane vleresuar gjate fjales se tyre kontributin e madh te patriotit ne pavaresine e Shqiperise dhe per idealin e Shqiperise entike.
Sipas Berishes, ai eshte arkitekti i Shqiperise etnike. “Arkitekti i Shqipërisë etnike, i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që dha jetën për bashkimin e trojeve shqiptare, për etnicitetin e shqiptarëve. U shndërrua në flakë mbajtësin e idealit të bashkimit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit”- tha Berisha.
Nderkohe Jahjaga e cilesoi ndre pjesemarrjen e saj ne kete ceremoni. “Sot në 100 vjetorin kam nderin të përuroj shtatoren e atdhetarit, ideologut dhe organizatorit të kryengritjeve për liri dhe pavarësinë e vendit, këtij burrështatasi, ministri e kryeministri, që e donte përparimin e popullit që e dha pasurinë për shkollën shqipe, që jetoi në veprimtari për ta bërë vendin shtet dhe popull të lirë të Evropës. Ne po i nderojmë veprimtarët që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e vendit”- tha Jahjaga ne ceremonine e perurimit.
Panorama
Add new comment