Rikthehen grabitjet e dhunshme në kryeqytet

Rikthehen sërish grabitjet e dhunshme në kryeqytet. Pak minuta më parë në zonën e “9-katësheve” dy të rinj me motor i kanë grabitur një gruaje çantën.
Mësohet se dy personat, ende të paidentifikuar kanë marrë çanten dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gruaja e grabitur nuk ka pësuar dëmtime. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Panorama
Add new comment