Burg ish-kryeministrit, Sanader 10 vjet në qeli për rryshfet

Postuar në 20 Nëntor, 2012 06:04

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader dënohet me 10 vjet burg. Gjykata kroate e shpalli fajtor ish-kryeministrin për mitmarrje, në një çështje të vëzhguar me kujdes dhe nga ana e BE-së. Sanader, në post nga 2003-2009, u shpall fajtor për përvetsimin e miliona dollarëve ryshfete nga një kompani energjetike hungareze dhe një bankë austriake. Ai u shpall fajtor për pranimin e një ryshfeti prej 10 milion eurosh nga kompania hungareze e naftës MOL në këmbim për sigurimin e të drejtave në kontrollin e kompanisë shtetërore "Ina". 

Nëse vendimi i së martës nuk përmbyset në apel, Kroacia mund të rishikojë marrëveshjen në fjalë. Në vitin 1995, kur Sanader ishte zëvendësministër i marrëdhënieve me jashtë, ai ka marrë 695 mijë dollarë rryshfete për një marrëveshje kredie me Grupin Hypo Alpe Adria, e cila i dha bankës austriake një pozitë udhëheqëse në Kroaci. Prokurorët e përshkruan veprimin e Sanader si "luftë spekulative", ndërsa Sanader argumentoi se çështja kundër tij ishte e motivuar politikisht e mohoi akuzat gjatë gjykimit. Sanader, 59 vjeç, është zyrtari më i lartë i dënuar për korrupsion në Kroaci. 

Kroacia, e cila shpreson të behët pjesë e BE-së në korrik të vitit të ardhshëm, është nën presion për të luftuar korrupsionin në nivel institucional. Në këtë drejtim  Unioni po tregohet më i ashpër me shtetin ballkanik se sa me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u lejuan të bashkohen me bllokun pavarësisht problemeve me korrupsionin. 

 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.