Rillogaritja e mandateve, shtyhet mbledhja e KQZ. PS: Hetim lëvizjeve të popullsisë

Postuar në 21 Nëntor, 2012 09:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyre per te premten mbledhjen per rillogaritjen e mandateve.

Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate mes paleve, per kete ceshtje.

Perfaqesuesit ligjore te PS-se ne KQZ kane kerkuar nga KQZ hetim për lëvizjet e popullsise, ne menyre te vecante ne kater komuna te Kukesit, qe rezultojne me rritje sipas tyre te palogjishme, madje edhe te qellimte.

“Kerkojme hetim te levizjes se palogjikshme dhe të qëllimshme të popullsisë, shpjegime MB për 4 komunat e Kukësit. Cilët janë personat dhe cili është dokumentacioni që kanë paraqitur dhe nga cilat komuna janë shpërngulur. Raport me pastrimet në listat e zgjedhësve të bëra nga MB, nga 2009, deri në nëntor 2012″- tha perfaqesuesi i PS.

Ai ka paraqitur me shifra rritjen e popullsise, sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme, duke e krahasuar ate me qarqe te tjera te vendit.

Nderkohe qe perfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti e ka cilesuar gjithcka ne perputhje me ligjin. Sipas tij, PS eshte e lire te beje verifikimet e nevojshme ne regjistrin e gjendjes civile.

Ne rendin e dites eshte projektvendimi per  “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”.

Sipas projektvendimit ne fjale, ne baze te rishperndarjes se re te mandateve pritet të ketë një riorganizim të numrave të mandateve.

“Panorama”  ne kryeartikullin e sotem shkruan se Tirana, nga 32 mandate që kishte në vitin 2009, në parlamentaret e vitit 2013 do t’i shtohet një mandat dhe do të bëhet me 33 deputetë.

Ndërkohë që dhe qarku i Durrësit do të “fitojë” një mandat më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Qyteti bregdetar, nga 13 mandate që kishte, do të bëhet me 14 mandate deputetësh.

Po ashtu, në qarkun e Beratit do të “shkurtohet” një mandat deputeti. Në vitin 2009, në qytetin e Beratit ishin 8 mandate deputetësh, por me rishpërndarjen e re, nga ky qytet do të dalin vetëm 7 përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.