Shumica e serbëve kundër integrimit në BE

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:08

Serbët janë me shumicë kundër integrimit në Bashkimin Europian, tregoi një sondazh i realizuar nga një organizatë qeveritare, raportuar te merkuren nga e perditshmja "B92". 

Sipas sondazhit të zhvilluar nga Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, grupmosha e të rinjve është ajo që kundërshton më shumë integrimit.

Në total, mbështetja e popullsisë serbe për integrimin qëndron aktualisht në vetëm 47% dhe kjo mbështetje është duke regjistruar rënie të vazhdueshme.

Në pjesën e atyre që kundërshtojnë BE-në, 35% u shprehën se janë të vendosur dhe nuk do të ndërrojnë mendje, ndërsa 18% e konsideruan veten si të pavendosur.

Sipas drejtoreshës së Qendrës, Sonja Stojanovic, rritja e euroskepticizmit lidhet me kushtëzimin e procesit integrues, kryesisht me njohjen e Kosovës dhe me përgjigjen që i kanë dhënë politikanët serbë këtyre sfidave.

Shqetësues është se midis të intervistuarve të moshës 18-25 vjeç, mbështetja është prej vetëm 40,9%, ndërsa mbështetësit kryesorë të integrimit janë të moshuarit, çka bën që premisa e rënies së mbështetjes për integrimin të jetë e qartë edhe në vitet e ardhshme.
 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.