Arkiv-Lajme të përditësuara

Nobeli për BE-në, sarkazëm në Greqi

Postuar në 13 Tetor, 2012 09:30

Me habi, komente ironike dhe sarkazëm të thelle kane pritur qytetaret greke çmimin Nobel per Paqen qe ka fituar BE per vitin 2012. 

Greket qe shohin vendin e tyre te zhytur ne recension per te pestin vit rresht kane reaguar me hidherim duke mos besuar se BE ka ndihmuar stabilitetin e vendit të tyre.Sipas drejtuesit te nje prej sindikatave kryesore te vendit, çmimi eshte i pajustifikueshem, pasi Unioni ka dështuar për të siguruar një jetë të denjë për qytetarët e tij. 

Gjermania: Të pezullohet Shengeni pë Serbinë e Maqedoninë

Postuar në 13 Tetor, 2012 04:14

 

Çelet festivali i mollës në Devoll. Fermerët: E shesim shumë më lirë se sa tregëtarët

Postuar në 13 Tetor, 2012 04:11

 

OKB thirrje për ndaljen e martesave të fëmijëve

Postuar në 13 Tetor, 2012 04:04

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se numri i vajzave të moshës nën 18 vjeçare, që martohen nga prindërit e tyre, do të rritet ndjeshëm nëse prirjet aktuale nuk ndryshojnë. Margaret Besheer e Zërit të Amerikës njofton nga Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, viti i parë që shënohet kjo ditë, se gjatë dekadës së fundit është bërë shumë pak përparim për t’i dhënë fund martesave të fëmijëve. 

Romney: Biden gaboi për Libinë

Postuar në 13 Tetor, 2012 03:39

 

 Kandidati republikan për president, Mitt Romney ka akuzuar zv.presidentin Joe Biden se ka bërë deklarata të gabuara në lidhje me sulmin e muajit të kaluar ndaj konsullatës amerikane në Libi. 

Në debatin e së enjtes me zëvendësin e Romney, Paul Ryan, zoti Biden tha se, “nuk ishin të informuar për kërkesat për rritje të masave të sigurisë në vend. 

Zoti Romney tha se deklarata në fjalë bie ndesh në mënyrë të drejtpërdrejtë me deklaratat e bëra nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit. 

GPS-ja evropiane arrin fazën jetike

Postuar në 13 Tetor, 2012 03:36

 

 Anija e tretë dhe e katërt hapësinore e sistemit satelitor evropian të qarkullimit janë lëshuar në orbitë. Dy objektet u lëshuan nga një raketë ruse “Soyuz” nga Guiana Franceze. 

Bëhet fjalë për një fazë të rëndësishme të një projekti multi-miliardë eurosh, për të krijuar një version evropian të sistemit amerikan GPS (Global Positioning System). 

Me katër satelitë tashmë në orbitë, pasi anija e parë dhe ajo e dytë u lëshuan në vitin 2011, është bërë e mundur që projekti “Galileo” të testohet deri në fund. 

Këmbimi valuator, leku fiton pikë ndaj euros e dollarit

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:09

 Monedhat e huaja kryesisht euro dhe dollarë, kanë humbur pikë në tregun e këmbimit valutor vendas, duke i hapur rrugë forcimit të lekut. 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, leku është vlerësuar ndaj dy valutave kryesore në treg, pas një dobësimi në ditët e fundit. Euro është dobësuar lehtë të premten kundrejt lekut, duke ruajtur nivelin mbi 139 lekë. Një euro u këmbye sot me 139.72 lekë, 0.05 lekë më shumë se fundjavën e kaluar. Ndërkohë edhe dollari ka pësuar një zhvlerësim pas vlerësimit të një dite më parë. 

Importojmë skrap, Mediu: Zgjidhje riciklimi, jo landfillet

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:07

Ligji për importin e mbetjeve është në përputhje me të gjitha parametrat e Bashkimit Europian, madje Shqipëria ka vendosur kritere edhe më të rrepta për zbatimin e tij. Kjo ka qënë deklarata e kreut të mjedisit Fatmir Mediu, i cili ka ftuar të gjithë aktorët e interesit që të ndihmojnë në impementimin e tij. Aktualisht tha ministri Mediu në vend është vetëm një kompani që importon mbetje plastike, ndërkohë që katër të tjera importojnë skrap i cili konsiderohet 95% i pastër pa efekte në mjedis.

Greqi, papunësia arrin një tjetër nivel rekord

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:04

 

Papunësia në Greqi ka arritur një tjetër nivel rekord prej 25.1% në muajin korrik, tregojnë të dhënat zyrtare. Të gjithë parametrat paralajmërojnë se papunësia në Greqi do të vazhdoj të rritet, ndërsa kriza financiare atje vazhdon.Ekonomia ka shënuar rënie me një të pestën prej fillimit të recesionit në vitin 2008, ndërsa papunësia në mesin e të rinjve ka arritur në më tepër se 50%. Vitin e ardhshëm, pritet që ekonomia e Greqisë të hyjë në vitin e gjashtë të recesionit. Albanian Screen 

Itali, protesta masive të studentëve

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:55

 

 Studentë dhe profesorë në Itali kanë protestuar të premten në 90 qytete të vendit kundër shkurtimeve të fondeve për arsimin të planifikuar nga kryeministri Mario Monti. Parulla e përdorur ka qenë “Të mbrojmë të ardhmen”. 

Në Romë protesta nisi me një tubim të studentëve përpara selisë së Parlamentit Evropian, që është pasuar nga një marshim i përbashkët me profesorët në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në tërësi, sipas organizatorëve të manifestimit, kanë qenë të pranishëm rreth 90 mijë vetë.  top-channel.tv

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara