Importojmë skrap, Mediu: Zgjidhje riciklimi, jo landfillet

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:07

Ligji për importin e mbetjeve është në përputhje me të gjitha parametrat e Bashkimit Europian, madje Shqipëria ka vendosur kritere edhe më të rrepta për zbatimin e tij. Kjo ka qënë deklarata e kreut të mjedisit Fatmir Mediu, i cili ka ftuar të gjithë aktorët e interesit që të ndihmojnë në impementimin e tij. Aktualisht tha ministri Mediu në vend është vetëm një kompani që importon mbetje plastike, ndërkohë që katër të tjera importojnë skrap i cili konsiderohet 95% i pastër pa efekte në mjedis.

"Ligji eshte ne perputhje te plote me direktiven europiane per mbetjet. legjislacioni yne  per mbetjet eshte më strikt dhe me masa shternguese më te forta se ato qe aplikojne shume vende te BE-se. Kjo nenkupton qe ne te ardhmen me integrimin ne BE do jemi te detyruar te liberalizojme procedurat e legjislacionit tone, si dhe listen e ketyre mbetjeve", tha ministri Mediu.

Ministri i Mjedisit tha se edhe Shqipëria duhet të ndjekë politikat e shteteve europiane, që mbetjet ti nështrohen riciklimit dhe jo groposjes së tyre në landfille. Në vitin 2020 mendohet që në Europë numri i venddepozitimeve të mbetjeve të jetë shumë i ulët.

"Mendoj që përveç landfilleve duhet të ketë një këndvështrim tjetër sot nga të gjithë institucionet shqiptare, qoftë dhe pushteti lokal që ka një përgjegjësi kryesore për këtë çështje, në mënyrë që ne të bëjmë trajtimin e  mbetjeve sipas hierarkisë që kërkon ligji, ndarjen e tyre në burim e më tej trajtimin sipas të gjithë hierarkisë për të arritur pastaj të depozitojmë sa më pak në landfille. Investime në landfille janë në zonën e Sarandës, në zonën e Shkodrës, në zonën e Vlorës, Durrësit, Korçës, janë të gjitha projekte në vazhdim", tha Mediu.

Ministri i Mjedisit  tha se të gjitha kompanitë që merren me mbetjet do ti nënshtrohet kritereve të vendosura. Përsa i përket kompanisë që operon pranë landifillit të Sharrës në Tiranë, ajo sipas tij po vepron pa një leje mjedisore, dhe për të do të ketë penalitete. Vite më parë në Shqipëri hynin rreth 400 lloje mbetjesh, ndërkohë që lista tani është reduktuar vetëm në 26 të tilla.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.