Nobeli për BE-në, sarkazëm në Greqi

Me habi, komente ironike dhe sarkazëm të thelle kane pritur qytetaret greke çmimin Nobel per Paqen qe ka fituar BE per vitin 2012.
Greket qe shohin vendin e tyre te zhytur ne recension per te pestin vit rresht kane reaguar me hidherim duke mos besuar se BE ka ndihmuar stabilitetin e vendit të tyre.Sipas drejtuesit te nje prej sindikatave kryesore te vendit, çmimi eshte i pajustifikueshem, pasi Unioni ka dështuar për të siguruar një jetë të denjë për qytetarët e tij.
“Ata nuk e kane kuptuar se BE do të thotë bashkimi i popujve dhe jo i interesave. Cilesi e jetes dhe jo shkatërrimi i saj, përmirësimi i kushteve të punës dhe jo shfrytezim i njerezve. Per fat te keq nuk po ecin mire keto politika dhe si rezultat do te dobesohet ky union gjigant, qe kishte perspektiva dhe mundësi te medha dhe kryesisht do të shkaktojnë një problem te madh social, sidomos në vendet e tij te jugut”, tha Ilias Ilipulos, sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës së Nëpunësve Civilë.
Çmimi Nobel per BE, unionin e formuar me traktatin e Romes qysh prej 1957, me nje komunitet prej gjashte vendesh, qe ne ditet e sotme eshte zgjeruar me 27 shtete, shume prej tyre nga Europa Lindore, shihet si nje stimul per te rritur moralin e bllokut ne lufte me krizen e borxhit qe ka perfshire shume anetare te tij. Komisioni i Çmimeve ne Norvegji ka vleresuar se BE ka luajtur nje rol te rendesishem ne stabilitetin e vendeve ish-komuniste pas renies se murit te Berlinit ne vitin 1989. Por per greket ne ditet e sotme, vendi i tyre anetar qysh prej vitit 1981 eshte i gjunjezuar nga kriza e borxhit, ndersa masat qe i imponohen nga Berlini dhe Brukseli kane sjelle vetem recension, papunesi, shkurtim te pagave e pensioneve dhe ulje te nivelit te jeteses.
“Bashkimi Europian fitoi çmimin Noble te Paqes?! Cili Bashkim? Me pabarazisë që ekziston brenda vendeve të Bashkimit Europian? Me urrjetjen dhe perbuzjen per vendet e Jugut?, tha Stelios Vasilakopoulos, argjendar.
Mosbesimi dhe euroskepticizmi ndaj BE per qytetaret greke u duk edhe ne protestat gjate vizites se kancelares gjermane Merkel ne Athine. Ndersa qeveria greke pergatit shkurtime te reja rrogash dhe pensionesh per dy vitet e ardheshme ne menyre qe te marre kestin e ndihmes, protestat ne rruget e Athine tashme jane te perditshme, kurse sindikatat planifikojnë grevë të përgjithshme në 18 tetor, e dyta brenda një muaji,pikerisht ne diten kur Keshilli Europian takohet për të diskutuar mbi Greqinë.
top-channel.tv
Add new comment