Arkiv-Lajme të përditësuara
Debate për albanologjinë, Schmitt: Metodologji e vjetër
Shkenca e albanologjisë vuan ende mungesën e dialogut midis albanologëve shqiptar dhe atyre të huaj. Katër studiues të njohur kanë diskutuar në një auditor me studentë dhe profesorë shqiptarë gjendjen dhe prespektivën e studimeve në albanologji duke u bazuar në librin që ata kanë botuar "Historia e Shqiptarëve".
Njëri nga katër aurorët, historiani Oliver Schmitt thekson se studimet albanologjike janë ende në ndikimin e izolimit të mëparshëm dhe metodave të vjetëruara të kërkimit.
Taksa e transaksioneve, 11 vende të BE pro zbatimit
Shtypi gjerman: Grekë të dashur, Merkel nuk meriton urrejtjen tuaj!
Vizita e kancelares Merkel në Athinë dhe reagimet në vend janë sot temë e parë në mediat gjermane. Shumë gazeta gjermane qarkullojnë me tituj rreth vizitës së kancelares gjermane në Greqi, ndërsa në fotografitë qendrore janë Angela Merkel me Antonis Samaras dhe demonstratat në rrugë.
Revista Focus botoi në gjermanisht dhe greqisht shkrimin me titull "Grekë të dashur, Angela Merkel nuk e meriton urrejtjen tuaj!"
Pavarësia e Skocisë, në 2014 referendum popullor
Vjeshta e vitit 2014 do të jetë ajo që do të përcaktojë nëse Skocia do të vijojë të mbetet pjesë e Britanisë së Madhe apo do të shpallë pavarësinë.
Pas dështimit të përpjekjeve në bisedimet për të gjetur një zgjidhje pa iu drejtuar votës popullore, Londra është dorëzuar përballë Edinburgut. Ministri britanik për Skocinë, David Mundell deklaroi se “Ëestminster” do t’i japë parlamentit skocez të drejtën për të vendosur nësë Skocia duhet të qendrojë si pjesë e Britanisë së Madhe, apo do të shpallë mëvetësinë.
Merkel pritet me protesta në Athinë. Sulmohet autokolona e kancelares
Grekët pazar në Korçë, blejnë mallra shqiptare lirë
Kriza i detyron grekët të vijnë e të bëjnë pazar në Korçë. Sipas tregtarëve dhe fermerëve korcarë cmimi 4-5 herë më i lirë i fruta perimeve në Shqipëri krahasuar me Greqinë është njëri ndër faktorët që ka sjellë dyndjen kryesisht gjatë fundjavës të tregtarëve dhe qytetarëve grekë në tregun e shumicës së korcës. Po ashtu produktet e këtij tregu janë bio; cka vlerësohet shumë prej këtyre blerësve.
Serbi, papunësia në 26 për qind
Në Serbi ka aktualisht 1 milion e 770 mijë të papunë, por shifra në fjalë po bie gradualisht, ndërkohë që kuota e papunësisë ka arritur në 26.2 për qind.
Kështu thotë zëvendësministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Radmila Bukumiriç Katiç.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, zyrtarja theksoi se 44 për qind e numrit total të të papunëve të regjistruar në Agjencinë Kombëtare të Punësimit janë persona në moshë të re.
Në të njëjtën kohë, një e treta ka vetëm arsimim dytësor, ndërsa mes të papunëve ka më shumë gra sesa burra.
Vepra për rilindasin, promovohet studimi për Petro Nini Luarasin
Jeta, vepra dhe puna e rilindasit Petro Nini Luarasi është përmbledhur në një libër të veçantë përgatitur nga profesori Alfred Uçi, i cili është promovuar të hënën në qytetin e Shkupit.
Libri për mendimtarin martir të Rilindjes Kombëtare kishte mbledhur në një audiencë të posaçme në Shkup, shqiptarë jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Botimi i këtij libri studimor mbi veprën e Petro Nini Luarasit është mundësuar nga Familja Taçi, e njohur për lidhjet dhe kontributin e saj në rilindjen kombëtare.
SHBA 2012, Romney kalon në avantazh ndaj Obamas
Sondazhi më i fundit i realizuar nga Pew Research Center, qendër e pavarur kërkimore në Washington, tregon se Mitt Romney ndodhet në avantazh ndaj Barack Obamas. Sipas anketimit të kryer mes votuesve të mundshëm, 49 për qind do të zgjidhnin kandidatin republikan në zgjedhjet e 6 Nëntorit, ndërsa 45 për qind do të mbështesnin presidentin aktual. Këto janë shifra shqetësuese për Obaman, që në mesin e muajit shtator ishte 8 pikë para rivalit republikan. Mbështetja në rritje për Romney është dëshmuar edhe nga sondazhet e Gallup që u jep 47% mbështetje të dy kandidatëve.
FMN: Rimëkëmbja globale e ngadaltë
Rimëkëmbja e ekonomisë globale po dobësohet pasi politikat qeveritare kanë dështuar në ringjalljen e besimit, ka deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas këtij institucioni, rreziku për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës ekonomike ka qenë i pritshëm dhe kjo tendencë ka ardhur në rritje.
FMN zhvlerësoi vlerësimin e saj për rritjen ekonomike në rang global për vitin 2013 në 3.6 për qind nga 3.9 për qind që ishte parashikuar në muajin korrik.
