Arkiv-Lajme të përditësuara

Tregu i sigurimeve, kompanitë nuk mbulojnë dëmet

Postuar në 06 Tetor, 2012 10:06

Kompanitë e sigurimeve paguajnë më pak dëme ndaj qytetarëve, në raport me primet e arkëtuara. Pagesa e menjëhershme e dëmit është vetëm 36 përqind e totalit të primeve që sigurojnë kompanitë. Mati Pepa, nëndrejtor i Autoriteti të Mbikëqyrjes Finaciare (AMF)  në një intervistë për AS, tregon si qëndron raporti prime-deme, në tregun e sigurimeve. 

SHBA, reagime të ashpra kundër pranisë së "Agimit të Artë"

Postuar në 06 Tetor, 2012 10:04

Partia "Agimi i Artë" planifikon të shtrijë degët e tij edhe në SHBA. 

Publikimi në gazetën 'New York Times' i një fotoje të "Hrysafgites" (siç quhen me një fjalë në greqisht, anëtarët e 'Agimit të Artë') në Astoria dhe Bruklin, dhe informacioni se ata po planifikojnë të hapin zyra në SHBA, ka ngjallur reagime të Federatës së Shoqatave greke si dhe organizatave të diasporës, që deklarojnë se 'Agimi i Artë' është i padëshiruar në qytetet amerikane. 

Jordani, populli proteston për reforma

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:16

 

 

Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë të premten në një manifestim në qendër të Amanit, në Jordani, për të kërkuar reforma politike dhe luftë korrupsionit. 

Protesta ishte organizuar nga Vëllezërit Myslimanë dhe opozita e majtë, dhe sipas tyre pjesëmarrësit kanë qenë rreth 50 mijë. 

Protesta është mbajtur gjithashtu një ditë pas vendimit të mbretit Abdullah për të shkrirë parlamentin dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. 

Greva e minatorëve në Afrikën e Jugut, pushohen 12 mijë punëtorë

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:09

Prodhuesi më i madh i platinit në botë, anglo-amerikania Amplats, ka shkarkuar 12.000 minatorët grevistë në Afrikën e Jugut,  si reagim  për  zgjatjen e  grevës së tyre.

Amplats tha se tre javë grevash të paligjshme nga 28.000 punëtorë në Rustenburg  i kishin kushtuar konsorciumit  82.3milion dollarë të ardhura. Minierat e  Afrikës janë goditur nga një valë grevash, ku kanë humbur jetën jo vetëm minatorë por dhe zyrtarë.

BSH: Ulen interesat e kredive në lekë

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:05

Për herë të parë që nga marsi 2012, normat mesatare mujore të interesit të kredive në lekë të bankave shënuan një rënie të lehtë në muajin gusht. 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se norma mesatare e ponderuar e kredisë së re mujore në lekë për sistemin bankar për të gjithë afatet e maturimit rezultoi 11.11% në gusht, në rënie të lehtë nga 11.39% që ishte në korrik 2012. Megjithatë, interesat e kredisë në lekë janë më të larta në krahasim me dhjetorin 2011, kur ato rezultuan 10.82%. 

Greqi, ndryshon harta bankare

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:04

Kriza në Greqi dhe në përgjithësi në vendet e Eurozonës ka sjellë ndryshime të rëndësishme në hartën bankare të vendit. Orët e fundit Banka Kombëtare Greke, NGB, i ka propozuar grupit EUROBANK, një bashkim te aksioneve te tyre, ne nje raport 1 me 3, duke krijuar nje banke teper te fuqishme me emrin GRUPI NGB qe do te operoje pervecse ne Greqi, edhe ne rajonin ballkanik, duke pasur deget e saj ne 12 shtete. 

Itali, protesta të dhunshme anti-krizë

Postuar në 05 Tetor, 2012 13:41

 

"Grexit", Samaras: Do ishte destabilizimi i BE

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:20

 

Papunësia, shtohen aplikimet për asistencë në SHBA

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:15

 

Presidenti Obama agresiv në fushatë pas debatit të parë

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:10

Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni, iu kthyen përsëri fushatës dje, një ditë pas debatit, për të cilin shumë analishtë thonë se ishte fitore për zotin Romni. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain na informon se presidenti po punon për të rikuperuar paraqitjen e tij në debatin e të mërkurës, i cili la të zhgënjyer shumë nga përkrahësit e tij. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara