Papunësia, shtohen aplikimet për asistencë në SHBA

Aplikimet për përfitime nga papunësia në Shtetet e Bashkuara, të bëra për herë të pare, pësuan një rritje të lehtë javën e kaluar. Qeveria tha se kërkesat fillestare për kompensimin e papunësisë u rrit duke arritur në 367 mijë, një nivel që ekonomistët e vlerësojnë në përputhje me rritjen e dobët të vendeve të punës.
Analistët financiarë në Shtetet e Bashkuara dhe kandidatët presidencialë të vendit, presidenti Barack Obama dhe sfiduesi republikani Mitt Romney, janë në pritje të raportit kryesor të punës për muajin shtator, i cili publikohet sot dhe është raporti mujor i parafundit, para zgjedhjeve të 6 Nëntorit.
Gjendja e ekonomisë amerikane është pika qendrore e garës midis presidentit demokrat në detyrë dhe zotit Romney, një biznesmen i pasur VOA
Comments
Shqiptare, lereni llotarine
<p>Shqiptare, lereni llotarine amerikane, nuk eshte me mire ketu</p>
Add new comment