Arkiv-Lajme të përditësuara
1 tetori, dita ndërkombëtare e të moshuarve
1 tetori është dita ndërkombëtare e të moshuarve. Në Tiranë pritet të zhvillohen disa aktivitete në qendrën e të moshuarve, ndërs dy ditë më parë ministria e Punës bëri të ditur investimet për moshën e tretë.1.5 milionë lekë janë dhënë për rikonstruksionin e azilit të pleqve në Tiranë, i cili përfshin edhe zgjerim të kapaciteteve mbajtëse të tij.
"Stacioni rrugor Ad Quintium" drejt shkatërrimit
"Stacioni rrugor Ad Quintium" është një nga ndërtimet më të rëndësishme të kryera nga ana e Romakëve gjatë shekullit XII-XIV.
Ky stacion mjaft i njohur ndodhet përgjatë rrugës së famshme " Egnatia", jo shumë larg nga qendra e qytetit të sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës automobilistike Elbasan - Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin "Kalaja".
Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo qendër daton në shekujt 2 - 4 mbas Lindjes së Krishtit.
Venezuelë, tubim i madh kundër Chavez
Rreth 100 000 persona janë grumbulluar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, në mbështetje të kandidatit opozitar për president Henrique Capriles, i cili e ka akuzuar presidentin aktual Hugo Chavez për një sërë premtimesh të pambajtura.
Gjithashtu Capriles kërkoi drejtësi për tre aktivistë opozitarë të cilët u vranë në Barinas ditën e shtunë.
Zgjedhjet presidenciale, ashpërsohet fushata në Venezuelë
Ashpërsohet fushata për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë. Presidenti Hugo Chavez ka premtuar se do të drejtojë një qeveri më efikase nëse fiton zgjedhjet e javës së ardhshme. Ndërsa rivali i tij, Henrique Capriles ka kërkuar drejtësi për vrasjen e dy aktivistëve të opozitës. Me anëtarësimin në OPEC-un amerikano jugor në 7 tetor, zgjedhjet në të njëjtën ditë zhvillohen në një luftë të ngushtë. Capriles akuzon Chavez me të dhëna të përditshme për krimin, ndërprerjet e energjisë dhe infrastrukturën.
Siri, aktivistët: Të dielën 100 të vrarë
Vazhdon masakra në Siri ku sipas aktivistëve anti-regjim të komiteteve të koordinimit lokal janë denoncuar 100 të vrarë, përfshi gra dhe fëmijë, vetëm gjatë ditës së dielë.
Në kryeqytetin Damask dhe periferitë e tij bilanci është më i përgjakshmi, me 57 të vdekur, 30 të tjerë të vrarë me gjakftohtësi në Assali dhe 8 në Barze. Në Dayr az Zor 21 persona kanë humbur jetën, 10 të tjerë në Aleppo, 4 në Idlib, 3 në Homs, 2 në Hama, 2 në Daraa dhe një në Hasekeh.
Trazira në Madrid, protestuesit përleshen me policinë
600 lekë dita. Jetojnë falë mbledhjes së bimëve mjekësore
Faqja zyrtare e Medvegjës edhe në shqip
Administrata komunale e Medvegjës në jug të Serbisë ka zbatuar gjuhën shqipe në faqen zyrtare të internetit.
Autoritetet komunale kanë siguruar zbatimin e gjuhës shqipe dhe se kjo është bërë me përpjekjet e përfaqësuesve shqiptarë në kuadër të qeverisjes komunale.
Partia për Veprim Demokratik ndan pushtetin aktual me kryetarin e pavarur të komunës, Slobodan Draskovic.
Papa i Vatikanit, mbështetje për dekretin e shkishërimit
Papa i Vatikanit përshëndet dekretin e Kishës Katolike në Shqipëri për parandalimin e vrasjeve. Me anë të një letre të sjellë në Shkodër nëpërmjet të dërguarit të tij, Papa Benedikti XVI theksoi se shkishërimi është një ndër masat për të ndaluar gjakderdhjen.
Dy javë pas hyrjes në fuqi të dekretit të Kishës Katolike për shkishërimin e atyre personave që kryejnë vrasje apo marrin gjak, përmes një letre drejtuar Arqipeshkvisë së Shkodrës, Lezhës dhe Sapës, Papa Benedikti XVI përshëndet vendimin e marrë.
Alepo, flakët përfshijnë lagjen historike
Flakët kanë përfshirë tregun e vjetër dhe lagjet historike të Alepos, kryeqendrës ekonomike të Sirisë, ku luftimet disa mujore midis forcave qeveritare dhe kryengritësve po përshkallëzohen.
Sipas raportimeve, me qindra dyqane janë përfshirë nga flakët, ndërsa një prej pasurive kulturore më të rralla të njerëzimit, njëkohësisht e mbrojtur nga “Unesco”, tregu mesjeter i qytetit, është shkatërruar.
Në një komunikatë, “Unesco” “vajtoi” për këtë shkatërrim, duke e cilësuar si një tragjedi për njerëzimin.
