600 lekë dita. Jetojnë falë mbledhjes së bimëve mjekësore

30% e familjeve të Ersekës jetojnë duke mbledhur bime mjeksore . Ne qytetin ku papunësia dhe varfëria janë në nivele alarmante , banorët mundohen të vetpunësohen ku të munden. Mbledhja e bimëve mjekësore është një punë mjaft e vështirë dhe shumë pak e paguar, aq sa për të siguruar vetëm bukën.
E gjithë puna e një dite për të mbledhur trëndafilin e egër ose dëllinjën e kuqe paguhet me 500 ose 600 lekë. Por jo cdo ditë është e paguar pasi ndodh që punëtorët e malit të kthehen edhe duarbosh .
Për shkak të numrit të madh të personave që merren me mbledhjen e bimëve mjekësore sipërfaqja e tyre ka ardhur duke u tkurrur ndaj edhe sasia e mbledhur në një dite ka ardhur duke rënë.
Vetëpunësimi për mbledhjen e bimëve medicinale, me rënien e dëborës së pare, merr fund. Atëhere në familjet e banorëve të papunë të Ersekës varfëria ulet këmbëkryq. Albanian Screen
Comments
I shesin bimet mjekesore per
<p>I shesin bimet mjekesore per dy grosh, se ekonomi tregu hesapi. Fshataret qe mbledhin bimet nuk paguhen aspak mire. Po ashte, ne si popull nuk perfitojme aspak nga keto bime mjekesore sepse eksportohen ne Zvicer, Gjermani ose ne vende te tjera ku njerezit kane aftesine ekonomike te blene bio. </p><p>Me pak fjale, kjo puna e bimeve mjekesore eshte si puna e pasurive natyrore. Vijne kompanite e huaja, shfrytezojne krahun e punes per dy grosh me ndihmen e te cilit grumbullojne pasurite e vendit tone (mineralet, produktet bio, etj), dhe ikin duke i marre me vete, gjoja per eksport. E neve c'na mbetet? Asgje, varferi dhe fakti qe na zhvasin gjithcka, si gjithmone!!!</p>
Add new comment