Venezuelë, tubim i madh kundër Chavez

Postuar në 01 Tetor, 2012 02:34

 

 Rreth 100 000 persona janë grumbulluar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, në mbështetje të kandidatit opozitar për president Henrique Capriles, i cili e ka akuzuar presidentin aktual Hugo Chavez për një sërë premtimesh të pambajtura. 

Gjithashtu Capriles kërkoi drejtësi për tre aktivistë opozitarë të cilët u vranë në Barinas ditën e shtunë.

“Ditën e shtunë dhuna mori tre jetë njerëzore, gjë që nuk duhet të ndodhë kurrë. Unë dua tu them familjeve të tyre se ne do e mposhtim dhunën më 7 Tetor”, u shpreh Capriles duke iu referuar ditës së zgjedhjeve elektorale.

Geison Valero, i Partisë së Drejtësisë dhe Omar Fernandez, një deputet i pavarur, mbetën të vrarë kur një person i armatosur hapi zjarr me breshëri ndaj tyre.

Politikanët ndodheshin në krahinën e Barinasit, ku do të mbanin një tubim në mbështetje të kundërshtarit të Presidentit Chavez, Henrique Capriles.

Barinas, vendi ku ka lindur dhe është rritur Hugo Chavez, dallohet për mbështetjen e fortë që i jep presidentit autoritar.

Chavez, njeriu që drejton Venezuelë që prej vitit 1999, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në zgjedhje për një mandat të ri, ndonëse një vit më parë u diagnostikua me kancer. top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.