Trazira në Madrid, protestuesit përleshen me policinë

Postuar në 30 Shtator, 2012 09:10

 

Fundjava ka kaluar mes përleshjeve e protestave në Spanjë e Portugali, ndërsa Gadishulli Iberik përballet me situatën më të rëndë ekonomike që nga vitet 70. Pas përleshjeve në Madrid, manifestuesit janë ulur në sheshin qendor të kryeqytetit spanjoll, duke ftuar edhe trupat e sigurisë të bashkohen me ta. Protestat kundër masave të kursimit në Spanjë, të nisura ditë më parë, kanë njohur kulmin kur protestuesit u përleshën me policinë duke shkaktuar kaos në kryeqytet. Ata që mbetën nga protesta gjatë ditës, e kaluan natën në shesh. 
 Papunësia në Spanjë është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian. Gjysma e të rinjve në moshë pune nuk ka mundësi të gjejë një vend pune, ndërsa bizneset kanë reduktuar personelin të detyruar nga mungesa e likuiditeteve. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoj nuk ka kërkuar ende ndihmë financiare nga Brukseli, që do të niste procesin e blerjees së borxhit nga banka Qendrore Europiane dhe të lehtësonte kostot e financimit për Qeverinë e Madridit. Në fakt, Qeveria kaloi në parlament  reformat të ashpra dhe planin buxhetor që parasheh masat e para për të përmbushur kushtet e një ndihme të mundshme europiane. 
 Punonjësit publikë kanë pasur shkurtime të rrogave, taksat janë rritur dhe sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit u janë reduktuar fondet. 
 Edhe Portugalia është përfshirë nga demonstratat e punonjësve, kundër masave të kursimit. Dhjetëra mijëra portugezë marshuan në qendër të Lisbonës për të shprehur zemërimin e tyre kundrejt programit të fundit të Qeverisë që synon të kënaqë kushtet e huadhënësve ndërkombëtarë që kanë dhënë 78 miliardë euro.
 Vendi përjeton recesionin më të thellë që nga vitet 70 dhe me papunësinë në shifrën rekord të 15 përqindëve, e ardhmja duket e zbehtë. Por, nëse Lisbona ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare, Spanja me gjasa do të shkojë në të njëjtën rrugë, dhe kjo situatë i ka lëkundur sërish tregjet financiare.  Juli Prifti Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.