Arkiv-Lajme të përditësuara
Rusia ndalon filmin anti-Islam
Një gjykatë në Moskë ka vendosur se filmi anti-Islam që shkaktoi demonstrata të dhunshme në mbarë botën, nuk mund të shfaqet më në Rusi. Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se "Pafajësia e Myslimanëve" vlerësohet si ekstremist, sepse mund të nxisë urrejtje etnike dhe fetare. Vendimi i një dite më parë, pason një vendim të ngjashëm të javës së kaluar nga një gjykatë në Grozni, kryeqytetin e provincës së dominuar me myslimanë, Çeçenisë. Autoritetet ruse paralajmëruan se qasja në YouTube mund të bllokohet, nëse pronari i saj, Google, dështon t'i përmbahet urdhrit të gjykatë.
Nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore për mbrojtjen e Prespës
Shqiptarët e Maqedonisë: Të ndryshohet himni, duam elementë shqiptarë
Mediat në Shkup raportojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. Sipas tyre, partia e Ali Ahmetit do të kërkojë që në himn të përfshihen edhe elementë shqiptarë.
FMN: Shqipëria rrezikon nga kriza në Eurozonë
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë që nga viti 2008 kur filloi kriza ekonomike në botë, ka qenë relativisht e qëndrueshme, ndërsa tani vendi ynë rrezikon seriozisht nga kriza në eurozonë, duke pasur parasysh lidhjen ekonomike me vendet fqinje si Italia dhe Greqia.
Sipas përfaqësuesit të FMN, rritja ekonomike për këtë vit në vendit tonë do të jetë 0.5 për qind, ndërsa për vitin tjetër rritja ekonomike parashikohet të jetë 1.3 për qind.
Albright: Romney? Njeri sipërfaqësor
Ish-Sekretarja e Shtetit, Madaleine Albright jep mendimin e saj mbi kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney.
“Romney? Një njeri me dy dimensione, nëse e shikon nga afër nuk ka asgjë prapa, asnjë thellësi”, ky është gjykimi nga e para Sekretare e Shtetit femër në SHBA, gjatë presidencës të Bill Klinton.
Albright mbi të gjitha akuzon kundërshtarin e Barack Obamës në mungesën e kuptimit për sa i përket politikës së jashtme.
Në pëfundim ajo shton: “E kam të pamundur të kuptoj se në cfarë beson Romney”.
Zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, sondazhet: Fiton opozita
Në Gjeorgji projektohet ndryshimi i parë demokratik i pushtetit që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Sondazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror gjeorgjian i dhanë fitoren opozitës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.
Mungojnë investimet në Vlorë, banorët jetojnë me ujërat e zeza
Asnjë investim në infrastrukturë nuk është bërë prej 40 vjetësh në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Vlorës. E gjithë zona në Lagjen "10 korriku" është tejet e ndotur. Banorët e saj bashkëjetojnë me kanalin e hapur të ujrave të zeza që kalon mes përmes lagjes së tyre.
Minoritarët grekë, që marrin pension OGA do të riregjistrohen
1 milionë e 200 mijë pensionistë, që marrin pension nga Enti Bujqësor i Sigurimeve Shoqërore OGA, ku përfitojnë edhe mijëra minoritarë grekë në Shqipëri, do t’i nënshtrohen një procesi të ri regjistrimi.
Regjistrimi i pensionistëve fillon sot, më 1 tetor dhe do të zgjasë plot 2 muaj, deri në fund të nëntorit.
Eurozonë, papunësia shënon rekord të ri
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin gusht, treguan të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave i BE-së.
Sipas raportit të përmuajshëm mbi papunësinë, publikuar ditën e hënë, numri i përgjithshëm i personave në moshë pune, që kërkojnë një të tillë dhe nuk janë të aftë ta gjejnë është rritur në 18,2 milionë banorë.
Në një muaj, numri i përgjithshëm i të papunëve brenda Eurozonës është rritur në 34 mijë, duke prekur rekordin prej 11,4%.
Ekonomia greke në rënie të lirë
Ekonomia greke vazhdon të tkurret me ritme alarmante dhe parashikimet për vitin e ardhshëm nuk janë aspak optimiste.
Në projekt/buxhetin e vitit 2013 të paraqitur në parlament nga qeveria greke parashikohet një rënie ekonomike prej 3.8 përqind për Greqinë. Ndërkohë, për këtë vit, rënia e ekonomisë pritet të shkojë deri në 6.5 përqind, duke tejkaluar parashikimin fillestar prej 4.8 përqindësh.
