Shqiptarët e Maqedonisë: Të ndryshohet himni, duam elementë shqiptarë

Postuar në 02 Tetor, 2012 05:16

Mediat  në Shkup raportojnë se  Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. Sipas tyre, partia e Ali Ahmetit do të kërkojë që në himn të përfshihen edhe elementë shqiptarë. 

“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnike”, thkesojnë mediat vendase, duke nënvizuar se shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar. 

Çështja e himnit shtetëror të Maqedonisë u trajtua ditëve të fundit kur në USHT në shumë aktivitete u përdor himni shqiptar, gjë që u vlerësua si provokim dhe prokuroria e përgjithshme e Maqedonisë ka ngritur hetime mbi këtë çështje, për përdorimin e një himni, siç thuhet të një shteti tjetër. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.