Mungojnë investimet në Vlorë, banorët jetojnë me ujërat e zeza

Asnjë investim në infrastrukturë nuk është bërë prej 40 vjetësh në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Vlorës. E gjithë zona në Lagjen "10 korriku" është tejet e ndotur. Banorët e saj bashkëjetojnë me kanalin e hapur të ujrave të zeza që kalon mes përmes lagjes së tyre.
Ky kanal gjatë verës tejmbushet me insekte dhe era e rëndë pushton gjithë zonën, ndërsa ne dimer mjafton një shi i imët për ta nxjerrë atë nga shtrati nëpër rrugët e lagjes. Për shkak të rrezikshmërisë për shëndetin, banorët e zonës kanë kërkuar në mënyrë permanente nga bashkia ndërhyrjen të paktën për mbulimin e kanalit,por asnjëherë nuk kanë marrë asnjë përgjigje,qoftë edhe negative.
Infrastruktura në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është problematike, që nga bulevardi kryesor dhe deri në rrugët e lagjeve të qytetit. Së fundi ka filluar ndërhyrja për rikonstruksionin e bulevardit punë që nuk dihet nëse do të shtrihet edhe në rrugët dytësore të qytetit që duhet të presë qindra e mijëra vizitorë për 100-vjetorin e pavarësisë.
Albanian Screen
Add new comment